Situata në veri, NATO: Gjermania
trupa shtesë, është urgjente

Situata në veri, NATO: Gjermania <br />trupa shtesë, është urgjente
KOSOVE-Me kërkesë urgjente të NATO-s, Gjermania do të dërgojë në Kosovë trupa për ndërhyrje të shpejtë, në veri të Kosovës. Kështu shkruan sot revista gjermane ”Spiegel”. Sipas revistës, frika se dy javë para zgjedhjeve në Serbi do të mund të ketë përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës ka detyruar NATO-n t’i kërkojë Berlinit trupa shtesë atje.

Mësohet se Gjermania në Kosovë do të dërgojë 550 ushtarë nga forca operative rezervë, ndërsa si përforcim do t’u bahskohen edhe 150 të tjerë nga Ushtria e Austrisë.

Pjesëtarët gjermanë të ORF-it para pak javësh gradualisht kanë nisur të tërhiqen nga Kosova, pas vendosjes së tyre në gusht të vitit të kaluar. Por, prej 1 majit ata sërish do të jenë në përbërje të KFOR-it. Kontingjenti përbëhet nga një njësi mbrojtëse kundër armëve bërthamore, biologjike dhe kimike, si dhe një batalioni artilerie.
Në Kosovë aktualisht janë të stacionuar 5.800 ushtarë, 1.300 prej të cilëve janë nga Gjermania.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

Preç Zogaj: Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA