Në aksin Librazhd-Përrenjas aktualisht po punohet për pastrimin e rrugës nga dherat, gurët dhe shkëmbinjtë që e kanë bllokuar atë. Pamjet e siguruara nga Report TV, tregojnë fadromat e angazhuara për largimin e dherave dhe hapjen e rrugës. Pavarësisht ndërhyrjes, deri në orën 14:00 aksi vijonte të ishte i pakalueshëm dhe raportohet për radhë të gjata mjetesh të bllokuara në të dy krahët. Burime për Report Tv thanë se po punohet që fillimisht rruga të hapet të paktën me një kalim, por gjithçka varet nëse do të vijojnë rrëshqitjet e dherave.


Lajmi kryesor:

Rrëshqitjet e dheut bllokojnë aksin Librazhd–Qafë Thanë prej 3 orësh, trafik kilometrik! Ambulanca ngel në mes të rrugës, pacientja kalohet përmes lumit me barrelë (VIDEO)