Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar sot një takim virtual, përmes një video Konference, me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit në vend për të diskutuar mbi situatën në Bjellorusi.
Putinin fillimisht informoi pjesëmarrësit në takim për një seri kontaktesh telefonike që ai ka patur këtë javë me disa lider kryesor europian.
Ai theksoi papranueshmërinë e çdo ndërhyrjeje të jashtme në punët e brendshme të Bjellorusisë dhe mungesën e alternativave për zgjidhjen e të gjitha problemeve të brendshme atje nga udhëheqja e këtij vendi në dialog me qytetarët e saj.
Gjithashtu gjatë takimit ai diskutuna edhe rezultatet e konsultimeve të përfunduara ruso-amerikane mbi stabilitetin strategjik dhe kontrollin e armëve, si dhe çështje aktuale në axhendën e brendshme socio-ekonomike ruse.
Prokuroria Bjelloruse hap hetim kundër aktivistëve të opozitës
Autoritetet bjelloruse vazhdojnë të kërcënojnë protestuesit me kallëzime penale në përpjekje për të penguar protesta masive popullore, pas zgjedhjeve presidenciale të zhvilluara në vend.
Ndërkohë prokurorët kanë hapur një hetim kundër aktivistëve të opozitës, qëllimi i të cilëve në fakt është të negociojnë për një tranzicion demokratik të pushtetit.
"E ardhmja e Bjellorusisë, dhe për këtë arsye e ardhmja e fëmijëve tanë, tani varet nga uniteti dhe vendosmëria jonë - tha Svetlana Tikhanovskaya, një ish-kandidate për presidente që për momentin ndodhet e strhuar në Lituani - Unë ju kërkoj që të vazhdoni të zgjeroni protestat, mos u frikësoni dhe rrini të bashkuar.
Ministria e Brendshme në Bjellorusi njoftoi se Yevgeny Bokhvalov, njeri prej organizatorëve të protestave në Minsk është arrestuar.
Hetuesit gjithashtu kanë marrë në pyetje tre aktivistë të shquar të opozitës, si pjesë të një hetimi penal për krijimin e një këshilli koordinues, qëllimi I të cilit është ndryshimi I pushtetit të uzurpuar përmes mashtrimit zgjedhor.
Ndërkohë, Presidenti i rizgjedhur Lukashenko ka premtuar ta shtyp protestën e opozitës. Pasi konfirmoi hapjen e një çështje penale kundër anëtarëve të Komitetit që flasin në emër të protestuesve, Shefi i Shtetit njoftoi për largimin nga puna e punonjësve të shtetit që hynë në grevë në shenjë solidariteti me protestat.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, policia deri më tani ka bërë 6.700 arrestime, ndërsa qindra njerëz janë lënduar gjatë përleshjeve, të cilat gjithashtu u morën jetën e tre demonstruesve.