Radha në Kakavijë/ Rama: Kur është puna për të ngritur zërin në emër të Shqipërisë, nuk ia përtoj askujt, por s'ka arsye për ‘t’i rënë grekut’

Radha në Kakavijë/ Rama: Kur është puna për të ngritur zërin në emër të Shqipërisë, nuk ia përtoj askujt, por s'ka arsye për ‘t’i rënë grekut’

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- "Po për çfarë t'i biem grekut"! Kështu e nis shkrimin e tij kryeministri Edi Rama për kaosin në Kakavijë, e cila sot bën 4 ditë. Në një shkrim të gjatë, kreu i qeverisë, ka theksuar se nga kjo situatë nuk ka faj as qeveria shqiptare, por as ajo greke, pasi këto janë rregulla të diktuara nga COVID-i.

Ai zgjedh që t'u kthejë një përgjigje të gjithë atyre që e akuzojnë se është "kokëulur" para grekëve, duke thënë se "kur është puna për të ngritur zërin në emër të Shqipërisë, nuk ia përton askujt dhe asnjëherë".

Të gjendur në këtë situatë, Rama thotë se nuk mund të bëhet asgjë tjetër, se e ka të pamundur që t'i imponojë Greqisë për vendimet që duhet të marrë për të parandualuar përhapjen e COVID-it. E vetmja gjë që, mund të bëhet dhe po bëhet, thotë Rama nga ana e autoriteteve shqiptare është komunikimi i vazhdueshëm me palën greke dhe asitencë përmes Forcave të Ushtrisë, Urgjencës Kombëtare, strukturave vendore.

Rama ka pasur edhe një koment për aksidentin tragjik të ndodhur në Kakavijë, ku 10-vjeçari u përplas për vdekje nga ambulanca. për këtë ngjarje, shefi i kabinetit qeveritar thotë se do t'u gjendet pranë familjes së tij.

Deklarata e plotë  e kryeministrit Edi Rama
"BJERI GREKUT!

Kështu më shkruante njëri ndër disa "patriotë" të irrituar, që mësyjnë këto ditë me ajfon në këtë faqe, duke e komentuar situatën në Kakavi si të ishte fronti i një lufte shqiptaro-greke. "Vdiq një ëngjëll dhe ju hajduta merreni me shtëpira", shkruante një mësymës tjetër, duke komentuar postimin e vizitës së Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, sot në Xhafzotaj të Shijakut, ku ka nisur ndërtimi i 233 shtëpive për familjet që humbën çatinë në 26 nëntorin e shkuar. "Ju duheni djegur të gjallë o monstra që po i lini të vdesin vëllezërit tanë në Kakavi", shkruante një Yllka, që uroj të jetë profili fallco i ndonjë harbuti me fejsbuk, e largqoftë jo një vajzë studente siç shfaqej aty. Po për çfarë t'i biem grekut(?), se kishte dalë edhe një komedian diku që kishte vënë kujën se "greku na ka ulur brekët!"...

Në kufirin greko-bullgar të Kulatas, radha dje ishte plot 5 kilometra dhe askush në Bullgari nuk kërkon hapjen e një lufte bullgaro-greke, ashtu sikundër i njëjti problem shfaqet edhe në pika të tjera kufitare, ndërkohë që për shembull, në pikën kufitare të Kapikulesë në Turqi, numri i makinave në radhë ishte shtrirë 40 kilometra. Po edhe andej nuk janë dëgjuar as thirrje për luftë, as thirrje për djegie njerëzish të gjallë.

Natyrisht që askush s'mund të jetë as i lumtur, as i paacaruar nervash duke pritur në karvane sfilitës nën diellin përvëlues, për të kaluar kufirin. Por as koha që jetojmë nuk është aspak normale dhe pavarësisht shumëkujt që e konsideron Covidin një sajesë të oligarkisë botërore, Covidi jo vetëm ekziston, po edhe i ka futur shtetet në lloj-lloj spiralesh shqetësuese, në përpjekjen për ta përballur kanosjen e tij. Kakavija nuk është as ndonjë përjashtim në këtë kohë të mallkuar dhe as ka ndonjë lidhje me ndonjë qasje a sjellje antishqiptare të fqinjëve tanë. Për më tepër pastaj, t'i turresh qeverisë e shtetit shqiptar, pse Greqia ka vendosur një regjim të ri kufitar në të drejtën e vet dhe jo vetëm për të huajt, po edhe për vetë grekët, është realisht e tepërt. Humbja e jetës së fëmijës që i preu rrugën autoambulancës ishte një tragjedi e dhimbshme sa s'ka dhe ne nuk do të mjaftohemi thjesht me ngushëllimet e sinqerta me fjalë që as nuk gjenden dot, për atë familje të goditur nga ajo fatkeqësi e tmerrshme. Por nuk është gjëkundi as kjo një arsye për të urryer fqinjin apo mallkuar shtetin.

Unë nuk dua të justifikoj asgjë, sepse asgjë nuk ka këtu për të justifikuar, e për më tepër e kam treguar se kur është puna për të ngritur zërin në emër të Shqipërisë, nuk ia përtoj askujt dhe asnjëherë. Ama në këtë rast, nuk ka asnjë arsye "për t'i rënë grekut" dhe me palën greke kemi qenë e jemi non stop në komunikim, e ata kanë bërë e po bëjnë çfarë munden për ta lehtësuar lëvizjen, ndërkohë që kanë marrë vendimin të testojnë me tampon çdokënd, shqiptar, anglez, amerikan, kinez e madje edhe grek, që hyn në Greqi. Nga nesër madje, Greqia do të ketë kuota hyrjeje në çdo pikë kufitare dhe s'do lejojë askënd, në asnjë pikë, të hyjë përtej kuotës së caktuar. Prandaj kush shkon në Greqi, për më tepër që shumica dërrmuese e atyre që janë apo shkojnë drejt Kakavisë këto ditë, janë rezidentë në vendin fqinj, duhet të informohet si duhet dhe të mos kërkojë nga shteti shqiptar as arsyet pse shteti grek ka zgjedhur këtë strategji për të luftuar Covidin, as që të çajmë kufirin grek me forcë apo të "trashim zërin" ndaj Greqisë për një vendimmarrje sovrane e legjitime të shtetit grek, mbi regjimin antiCovid në kufijtë e vet.
Ne, Shqipëria, nuk besojmë se tamponat në kufi për ata që hyjnë në vendin tonë, kanë ndonjë efekt real në luftën kundër Covidit dhe si ne ka plot shtete që nuk besojnë në këtë strategji. Por ama ka edhe plot shtete, që njësoj si Greqia kanë zgjedhur këtë strategji.

Tani çfarë duhet të bëjmë ne, sipas "patriotëve" që nga llogorja e fejsbukut gjuajnë grekun e duan të na djegin të gjallë neve, "monstrat", për situatën në Kakavi?!
Ne duhet të bëjmë thjesht dhe vetëm atë që kemi bërë e po bëjmë. Asistencë përmes Forcave të Ushtrisë, Urgjencës Kombëtare, strukturave vendore, me gjithçka mundemi për njerëzit që po sfiliten në atë karvan rraskapitës dhe komunikim në vijimësi me palën greke në të gjitha nivelet - tanimë ata janë angazhuar me tre turne për të lehtësuar kalimin.

Edhe njëherë, ka plot arsye për ta kritikuar çdo qeveri në botë, këtë tonën po e po, po për patriotizëm e për përkushtim ndaj njerëzve, në çdo ditë të keqe sidomos, kur pa dashjen e për fajin e askujt, na bie një hall i përbashkët mbi kokë, kësaj qeverie i vjen anash çdokush që merr përsipër ta akuzojë e ta mallkojë. Dhe kush do një shembull të thjeshtë për këtë - se ka shumë në fakt - le t'i kujtojë pak ditët e netët e pafundme pas tërmetit të 26 nëntorit kur u qëndruam njerëzve pranë si pjesë e familjes së tyre dhe le të shohë çdo ditë sot, se si po rilindin hap pas hapi, mbi gërmadhat e asaj tragjedie, shkollat e shtëpitë e reja, që s'do kenë krahasim me ato që u shkatërruan. Natyrisht detyrën po bëjmë, asgjë më shumë, por disave që ma kujtojnë këtë këtu në këtë faqe, a thua se kur bën detyrën ndaj popullit duhet të fshihesh e jo të jesh krenar, u kujtoj se të gjitha qeveritë, qyshse ka lindur shteti, për detyrën krijohen, por dallimin mes tyre e bën pikërisht niveli i kryerjes së detyrës", shkruan Rama. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nardi: 17/08/2020 10:11

    Kur flasin dhe keto te pd-se per emigrantet jane keto qe i debuan ne vitin 1997 98 99.... Edhe rruga e kakavis ishte cop cop ne kohen e pd-se qe nuk kishin bere nje investim ne ate rruge.

    Përgjigju
  • ola: 17/08/2020 08:59

    SHKO PROVOJE NJEHERE ME GRUA E TET BIR ATJE NE RADHE DHE HAJDE NA BEJ DERR DERRR PASTAJ !!!

    Përgjigju
  • Valbon: 17/08/2020 08:04

    Përgjigju
  • Iris: 17/08/2020 01:54

    Ketu kemi probleme qe u krijuan nga te dy shtetet.Ne radhe te pare kemi shqipot qe nuk pushuan kurre pa u ankuar gjate ketyre muajve:ne fillim pse na mbylle ne karantine,pastaj pse na le te lire.Edhe kur u lane te lire shumica nuk I respektojne masat,nuk mbajne maska ,shkojne ne ceremoni,plazhe,etj.Si rrjedhim rastet u shtuan,lokalet u gjobiten e u mbyllen,kufiri u mbyll,shtetet e tjera I shtuan kushtet e hyrjes.Ketyre iu shtua tamponi me para ne te ardhmen dhe karantina e mundshme si dhe paniku artificial I krijuar nga mediat dhe politikane te ndryshem.E ne fund qershia mbi torte:mungesa e nje numri te mjaftueshem mjekesh nga pala greke megjithese po e shihnin qe po krijohej dyndje ne kufi dhe mbi te gjitha DEMBELIZMI ORIENTAL dhe burokracia me fame boterore e grekeve.U binte dambllaja po te punonin me tre turne ne kufi ,por duhet ta mbyllnin nga 6-22 ?!Kur e vizitova Greqine para 15 vjetesh dhe pashe qe shumica e bisneseve mbylleshin per siesta,apo heret ne darke,apo per festa fetare te pa rendesishme ,u habita shume,aq me teper nje vend me borxhe te medha si Greqia.E ardhur nga nje vend ku cdo minute=para,ku shumica e dyqaneve jane non-stop,ku nuk ka siesta dhe mosha e pensionit eshte mbi 65 e po rritet cdo vit,mendova se greket jane nga me dembelet ne bote dhe tani nuk u cuditem per rradhet ne kufi.JA VETEM PER KETE JE I JUSTIFIKUAR T'I BIESH GREKUT O Z.RAMA!

    Përgjigju
  • Shkodrani: 16/08/2020 17:19

    Pse ju ben cudi,ka braktis Shkodren tash 10 vite e ju duket cameti se braktisi emigrantet 4 dit?Emigrantet i duhen vetem per vota e per leket qe sjellin ne Shqiperi.Me vjen keq o sulltan qe ti prishen pushimet shqiptaret

    Përgjigju
    • Ela: 17/08/2020 08:35

      Shkodran Jam dakord Me Tanin,une punoj na administrate dhe zonen e shkodres e drejton nje Lacian qe deri dikur ka qene kapo pergjegjes ne gjithe veriun me karburantet dhe e ka dredh me te gjitha partite,po ta them troc ka plot intelektual shkodran qe ta drejtojne veriun por duhet te jesh bure kurv si ai qe te cash ne jete.me vjen keq intelektualet dhe fisniket si ka haru kush po sa te jete LSI-ja fisniket shkodran ska me

    • tani: 16/08/2020 19:52

      Shkodranet i pacin me jete budallejt qe i perfaqesojne ne parlament e jo Rama.Parlamentaret e Shkodres jane historikisht me te paaftin intelektualisht ne te gjithe parlamentarizmin 100 vjecar shqiptar.Me vjen turp kur Shkodren e perfaqeson N.Ndoka apo banda politike e PD e kryesuar nga B.Spahia pa as ma te voglin aftesi intelektuale.Duhet te mesoni te zbatoni rregulla e ligjet elementare te shteteve qe ju shkoni(qe ne luften kunder korona virusit jan forcu)Nuk ka ne bote qeveri,kryetar qeverie,shtet apo supershtet qe detyron nje shtet te mos zbatoj apo te leshoj pe ligjeve te shtetit.Shikojeni "trimat" qenleres,injorantet sapo te kalojne testin e koronavirusit mbyllin gojen,dhiten ne breke e "trimerin" injorante shqiptare tinzisht e paftyresi e lejne ne nevojtoren e me te afert.Jane kaq "trima" ne Shqiperi e aq te dhjere pa personalitet e breke ulur sapo te kalojne Kakavijen ,aq sa ulin egersisht pertoke krenalin e personalitetin legjitim te Shqiptareve

  • Anila: 16/08/2020 17:07

    Duhet edhe testi edhe karantina . Kete nuk mund ta kuptoj.Te bej ose karantina nose te kem testin negativ. Duan te mbledhin leke nga njerezit. Testin ta bejne ne kakavi me harxhe te BE

    Përgjigju
  • Vicifoli: 16/08/2020 16:38

    Rrnofte Flamur Noka kryministri i duhur per Shqipnin

    Përgjigju
  • Dervishi: 16/08/2020 16:22

    Populli qe te ka dhene voten te kerkon ne DETYRE z KM po nuk dite ta manaxhosh situaten lerja zv ministrit te jashtem cekaj ta zgjidhe problemin eshte shume I afte

    Përgjigju
  • Populli: 16/08/2020 15:11

    Ne fakt nuk ka asnje afsye per ti rene grekut se shyqr eshte ai qe po mban me buje teteqind mije shqiptare. Po ka mijera arsye per te te rene ty qe ne keto vite i detyrove shqiptaret te emigrojne, ty qe perhape Covidin nga Qsut, ty qe i shkaterrove jeten te gjitheve aq sa i madh e i vigel mendojne vetem te ikin nga syte kembet

    Përgjigju
    • tani: 16/08/2020 16:16

      Bravo Greqia.Ne asnje mendyre mos te hapen portat e Kakavijes.Do ishte me mire te kishte viktima shume,shume me teper qe domosdoshmerisht qe shqiptaret te mesojne te zbatojne rregullat e ligjet e nje shteti tjeter e jo te sillen me rregullat e ligjet si ne Shqiperi.I nderuar kryeminister:ndofta bere mire qe u interesove personalisht per te lehtesuar gjendjen e emigranteve ne Kakavije.Do ishte mire ta provonin emigrantet te kalonin me force piken kufitare te Kakavijes e do ta shihnin cfar do thote respektim e zbatim i urdheresave e ligjeve te shtetit.Ne Shqiperi lehin si qenj te ndyte e sa po kalojne kufirin ulin "trimerit".thjesin ne breke e mbyllin gojen.Zbatoni ligjet e urdheresat o emigrant budallenj qe shteti huaj ka vendosur ne stategjin e luftes kunder korona virusit ku kerkoni te kaloni.Mjafte me "trimerin" karakteristike idiote e pavlere shqiptare e qe ju ben aq te pavlere e injoranta,te perbuzur e pakarakter sa po kaloni Kakavijen .

    • Yunanistan Greqistan: 16/08/2020 16:11

      Shqiptaret ne greqi mbajne veten e tyre me buke,,,lekun nuk ta fale njeri p.sh .. merre se nuk e duan une... Emigracioni eshte fenomen shume vjecare ne gjithe boten,,,nuk te detyron shteti per te emigruar ka shtete me te fuqishme se shqiperia dhe populli ka emigruar neper bote... Per kovidin ik shko kerkoj llogari njerzimit qe nuk kujdesen per natyren,,, ju kujtoni se vendet e tjera jane me te ndershme se shqipraia be rastin e kovidit,, po gripin spnjolle e vitit 1918 qsut e perhapi ???

  • AltinTop: 16/08/2020 15:04

    E vetmja gje qe e shqeteson KM ne kete situate jane komentet kunder me iPhone??? Shteti OFF.

    Përgjigju
  • Pjeter: 16/08/2020 14:59

    Une do i shtoja ketij shkrimi qe,keto jane fillimi i pasojave te debillekut kolektiv,ate te mos respektimit te rregullave baze te parandalimit te infektimeve me covid-19.Njerzit nuk mbajne maska,hyjne neper ambjente te mbyllura,pa asnje forme kujdesje,shtohen,te prekurit,shtohen te vdekurit,dhe bota duke pare keto te dhena,dhe duke marre parasysh kapacitetin te tamponeve ne shqiperi,pa asnje dyshim mendojne qe ne shqiperi ka me shume te prekur,qe do te thote qarkullim me i shpeshte i virusit.Eshte e thjeshte fare,pasojat e budallalekut kolektiv,mund ti marrim edhe nga te tjere,veç Greqise.Asnje nuk te detyron te respektosh rregullat ne shtepine tende,por aman nuk duhet te qahesh kur nuk ta hap deren asnje.E provoi izolimin edhe Suedia ,nga fqinjet e saj,pikerisht per zgjedhjet qe beri,kurse tek ne ne Shqiperi,rregullat jane te vendosura nga autoritetet perkatese dhe nuk respektohen nga njerzit.Koka ta ben koka ta peson.

    Përgjigju
  • virusi: 16/08/2020 14:41

    Mos u merr me lloqe, mjafton M.SH te coj njerezit e te bejne testin falas per shqiptaret ne menyre qe te kalojne kufirin.

    Përgjigju
    • shqiptar: 16/08/2020 20:26

      mire e ke ti, po se i ngrihet mendja atyre pykave shqiptare qe rinin ne diell te shkojne e ta bejne vezen ne greqi ne kohe COVID-i, pse duhet te merakosem e paguaj une me taksat e mija udhetimin e tyre. Dhe sa per greket ata jane ne te drejten e tyre dhe llumaxhijte mund te vazhdojne ti bien legenit ne qejf te tyre, as ngre as ul ne kandar.

    • korona: 16/08/2020 16:18

      Do organizim dhe ka pak vones,,, por popullin nuk e pret koha duhet sa me shpejte te shkoj ne greqi...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen