Situata në Maqedoni ka qenë tematika e emisionit të sotëm “Tete a Tete” të gazetarit Artur Nura.
Vladimir Lazarevic e ka cilësuar si krizën më të madhe në Maqedoni këtë situatë. Anëtar i Kryesisë se LSDM-së ka theksuar se pushteti i Gruevskit ka përfunduar më 21 janar të këtij viti kur u kërkua arrestimi i Zaev.
“Kjo është kriza më e madhe në Maqedoni prej 1991. Zaev ka hapur rrugën për të hyrë në politikë duke treguar problemet e qeverisë. ushteti ka mbaruar më 21 janar kur Qeveria bëri padi ndaj Zaev me idenë se kërkon të rrëzojë qeverinë. Do të jem në protestën e LSDM-së.”- tha Lazarevic.
Ndërkohë që opinionisti Albert Musliu duke folur për përgjimet tha se ato janë realizuar për çështje shantazhimi. Janë përdorur edhe ndaj kundërshtarëve të qeverisë.
Gjatë emisioni përveçse situatës aktuale dhe për shkaqet që sollën protestat u diskutua edhe për pritshmërinë ndërkohë që opozita ka paralajmëruar edhe më 17 maj manifestimin më të madh.
Të ftuar në emision kanë qenë edhe Hamdi Saiti, Nën kryetar i Rilindja Demokratike Kombëtare, Edmond Ahmeti, Opinionist. Xhelil Bajrami, Ish ministër ambienti, Maqedoni dhe Gëzim Podgorica, Drejtor i ATSH.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com