Situata në PD, Demalia në Report Tv: S’ka më reformim, kjo parti u krijua nga bashkëpunëtorë të sigurimit! Karabina: S’mund të qëndrojë më pa lider

Dritëhijet e procesit që (de)legjitimon Lulzim Bashën në PD u diskutuan në studion e emisionit “Sot Live në Shqipëri” mes analistëve Ilir Demalia, Arben Meçe dhe Mirela Karabina zëdhënësja e PD-së. Në lidhjen skype nga Amerika Demalia është i bindur se Basha nuk do të sjellë PD në pushtet pasi është një figurë e konsumuar.  Edhe Arben Meçe është skeptik dhe i të njëjtit mendim me Demalinë, ndërkohë Karabina thotë se tashmë Basha do të vijë në një format tjetër dhe se PD nuk mund të qëndrojë më pa lider.

“Pas një periudhe 2 vjeçare, PD me agresionin e saj të brendshmë e të jashtëm ka mbetur në stanjacion. E dëshmuan edhe zgjedhjet e 14 majit, ende nuk është bërë alternative qeverisëse. Tani ka një presion nga strukturat. PD nuk mund të qëndrojë pa lider “, tha Karabina.

Demalia e quan Bashën “Kukull Ruse”.

 “Basha është një kukull ruse. Çfarëdo të prodhojë Basha? – tha Demalia

“Ne jemi në betejë dhe po vuajmë pasojat e keqqeverisjes  së përditshme dhe të jesh në betejë nuk është kollaj të shkëputesh nga e kaluara.” – tha Karabina.

Analisti Ilir Demalia, tha se nuk mund të mbështetim më të vdelurit, duke iu referuar këtu Sali berishës. Sipas tij PD nuk mund të rilindë më, ndërsa tha se kjo parti në ’90 u themelua nga bashkëpunëtorët e sigurimit.

“Nuk mund të mbështesim të vdekmit. Të vdekurin ta kem edhe njeriu tim, e varros, e qaj dhe mbyllet hesapi. Ku lindi? Nuk ka lindur në ’90 ajo, u emërua në ’90 nga Komiteti Qendror por je e vogël ndoshta. Ajo është partia e emëruar dhe e ngritur me bashkëpunëtorë të sigurimit dhe me njerëz të regjimit. Si lindi? Nga kush lindi? E kupton se çfarë do të thotë procesi i lindjes? Ju nuk e di çafër kuptoni. Ose jeni shumë naiv, ose nuk doni të kuptoni realitetin. Dhe fatkeqësia e Shqipërisë është që ne nuk pranojmë realitetin, dhe ky është defekti më i madh historikë i shqiptarëve. Ne rrojmë me trumpeta, me gënjeshtra duke gënjyer veten dhe duke përfituar nga këto gënjeshtra. Nuk ka një proces lindjeje. Ajo parti nuk pati pushtet, ajo parti nuk pati lëvizje, u bashkuan njerëz që u emëruan nga regjimi “Bashkë”, që nuk ishin takuar kurrë me njëri-tjetrin, që nuk e njihnin njëri-tjetrin. U futën me spiunët e sigurimit. Mos na fyeni inteligjencën. Ose gënjeni me qëllim, ose jeni shumë naiv. Një nga të dyja se nuk ka mundësi. Nuk mund të bëni mua budalla për një proces që unë e di shumë mire si ka ndodhur. Unë e njoh atë periudhë. Mos më thuaj lindi.

Analisti Arben Meçe thotë se klani i Bashës që ka mbetur brenda Partinë Demokratike ka bërë gjithçka që ta rikthenin Bashën.

“Kjo parti me gjithë këta njerëz që dolën nga inkubatori si vezë dolën e votuan. Ditën që i tha Basha dilni të gjithë dolën. Këta janë thjesht një strukturë e lidhur me interesa të ngushta me Lulzim Bashën që bëhet aktive tani. Klani i Lulzim Bashës. Bënë të gjithë përpjekjet për të rikthyer Lul Bashën.

Si mund të zgjidhet nga një kryesi që nuk ka qenë aktive asnjëherë dhe është anonime. Janë emërtesa të Lulzim Bashës. Nuk bëhen parti me emërtesa. Ju do a zgjidhni Lulzim Bashën, por ju sot vendosët varrimin e PD-së”, thotë Arben Meçe. Për analistin Demalia, PD nuk ka frymë dhe se sipas tij. Kjo situatë e përçarjes do të favorizojë Ramën që të rrijë në pushtet.

 “Jo Basha por as Berisha dhe as opozita nuk arrin ta largojë. Këta nuk nxjerrin mësim. Këto kanë hallin karrigen e deputetit që u është rritur dhe rroga dhe nuk kanë hallin e shqiptarëve që ikin. Kjo parti nuk ka frymë, as doktrinë. PD e vulës do të marrë 50 mijë, Berisha 150 mijë e Rama do të rrijë në pushtet”, tha Demalia.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • duma: 23/06/2023 12:57

    Po boll o Mirela boll se po behesh bajate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike