Konfliktet në mbledhjen e kryesisë, Açka bën 'fajtorë' deputetët: Gabim që ikën! Bashkohemi vetëm nëse Berisha s’bëhet pjesë e procesit

TIRANË- Deputetja demokrate, Flutura Açka komentuar për Report Tv, situatën Brenda Partisë Demokratike dhe tensionet e fundit në mbledhjen e Kryesisë që u mbajt mbrëmjen e 6 qershor. Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, deputetja e quajti veprim të nxituar largimin e grupit parlamentar nga mbledhja e Kryesisë. Ajo tha se po bëhej një diskutim, me qëndrime të ndryshme se kur do mbaheshin zgjedhjet për kreun e ri të partisë, por ata kurrsesi nuk duhej të ishin larguar.

Ajo thekson se diskutimi ishte se kur dhe si do ishte mënyra se di do mbaheshin zgjedhjet, por tashmë është e qartë që pas zgjedhjeve ka ardhur koha që të zgjidhet një drejtues i ri.

“Nuk ka qenë aq dramatike sa u përshkrua. Demokratë janë të nervozuar, nuk i ftoi njeri për të ardhur atje, një farë nervozizmi u shtua, jo vetëm për humbjet, por edhe prej deklaratës së nxituar nga deklarata e grupit. Nxitimi për mbledhjen e kryetarëve e shkaktoi këtë frymë moskuptimi. Një lloj nervozizmi se sa një gjë e qëllimtë për të fyer deputetë.

Nuk pati konflikt nëse do hymë në zgjedhje apo jo. Po flasim për opozitë të shpërndarë, nuk e dimë ku i kemi demokratë, jemi bërë dy palë, tre palë. Që ne duhet të kalojmë në zgjedhje, që ne e kemi zgjatur kjo dihet botërisht. Çështja qendrore ishte fakti se kur duhej ta bënim, nga baza në krye, apo nga kreu në bazë. Sa do donte ky procesi ristrukturimit të PD-së. Ishim në momentet e fundit për të gjetur këtë konsensus. Një nga kreu i grupit parlamentar kishte një mërzitje që s’po dëgjohej dhe më pas pasoi edhe largimi i një grup tjetër deputetësh. Nuk kishte arsye të largohej ajo pjesë e grupit parlamentar. Secili jepte mendimin e tij. Këtë moment të ikjes së tyre, krijoi këtë lloj zhbalance të mbledhjes. Por që kjo duhet të kalojmë në zgjedhje kjo është një gjë që mund ta vërë në diskutim askush. A duhet ta bëjmë në shtator, dhjetor kjo është një gjë që duhet diskutuar”, tha Açka për Report Tv.

E pyetur nëse do ta mbështesë Lulzim Bashën nëse ia rikandidon për drejtimin e PD-së, Açka tha se figura qendrore që e kanë drejtuar PD vitet e fundit dhe intelektualë duhet të futen në garë.

“Nuk e di ca do ndodhë, kam shkuar në mbledhje me detyrimin e procesit. Flas për figura qendrore që e kanë drejtuar PD vitet e fundit dhe dikush i aftë, një intelektual, të vijë të garojë të fitojë më i miri. Nëse do të jetë procesi i pastër do votoj më 31 korrik. Unë s’kam votuar ende për Bashën, kam votuar për hapjen e procesit”, vijoi ajo.

Ndërkohë, sa i takon bashkimit të PD-së, Açka tha se kanë një kusht të panegociueshëm, që Berisha nuk mund të jetë pjesë e këtij procesi.

“Ka gjithmonë ca koka, njerëzit kanë dëshiron fuqinë dhe mendjen rrugët për të komunikuar. Në 8 janar mund të kishim edhe viktima, nuk është aq e lehtë të ulesh. Ne do ulemi në kushte të barabarta. Ne kemi qenë në kushte inferiore. Ka një kusht i panegociueshëm, Berisha nuk mund të jetë pjesë e këtij procesi, kurrsesi të jetë ai lidershipi i kësaj gjëje”, tha Açka.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 09/06/2023 12:01

    BRAVA ACKA..SA ME LARG BANDITIT BERISHA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë