'Situata në PD katastrofike', Kulluri: Nuk është krizë individësh por sistemi e hipokrizie! Kuvendi dhe zgjedhjet e reja do të jenë provimi më i vështirë i partisë

'Situata në PD katastrofike', Kulluri: Nuk është krizë individësh por sistemi e hipokrizie! Kuvendi dhe zgjedhjet e reja do të jenë provimi më i vështirë i partisë

Edvin Kulluri

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri, ka reaguar lidhur me situatën në të cilën gjendet Partia Demokratike aktualisht, duke e quajtur atë katastrofike.

Kulliri shprehet se kriza e PD nuk është krizë individësh por krize sistemi e hipokrizie, duke shtuar se vetëm instalimi i demokracisë së brendshme përmes rregullave të qarta e zbatimit mund t'i nxjerrë ata nga “humnera morale”.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar shton se Partinë Demokratike e përçan dhe e dobësuan arroganca dhe hipokrizia. Ndërsa sipas tij Kuvendi dhe zgjedhjet e reja do të jenë provimi më i vështirë i Partisë Demokratike!

Edhe pse kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar prerazi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i partisë dhe se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, 1 javë më parë, Kulluri ka shpallur mori kandiduarën e tij për kryetar në zgjedhjet e ardhshme në PD, nisur nga situata e krijuar në parti pas humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje.

Postimi i plotë i Edvin Kullurit:

Te dashur miq! Mjafton te ndiqni deklaratat e djeshme ne PD per te kuptuar ne c’pike jemi! Katastrofe!

Kryetare Komisioni Apelimi pa anetare dhe ish Kryetare pa anetare qe debatojne per Komisionin qe merr vendime per vlefshmerine statutore te vendimeve!

Drejtues Forumesh me mandat te skaduar shkarkohen nga Kryetari pse i jane bashkuar Kuvendit te 11 dhjetorit! Basha kujtohet tani per zgjedhje te reja, nderkohe vete drejtuesit e Forumeve nuk kujtoheshin per te bere zgjedhje!

Nenkryetari i PD qe ankohet per “emerimet e Bashes” ne Kryesi pa ju nenshtruar gares, qendroi 8 vjet i emeruar ne ate pozicion!

Dhe deri para 2 muajsh brohorisnin “perpara me Lulzim Bashen” a thua se nuk kane qene aty duke legjitimuar cdo marrezi autokratike te nje aventurieri qe tashme drejton nje parti me 20% te delegateve te Kuvendit dhe PD!

Por ka ca te tjere qe vazhdojne e mbrojne deshtimet e njepasnjeshme dhe vendimet personale te nje kryetari qe e drejton PD si biznesin e tij!

Kriza e PD nuk eshte krize individesh por krize sistemi e hipokrizie! Vetem instalimi i demokracise se brendshme permes rregullave te qarta e zbatimit te tyre na nxjerr nga kjo “humnere morale”!

Partine e parcan dhe dobeson arroganca dhe hipokrizia!

Ndaj Kuvendi dhe zgjedhjet e reja do jene provimi me i veshtire i Partise Demokratike! As pasionet e as shpagimet nuk jane zgjidhja por sjellja ne respekt te memories dhe kurajoja per te pare perpara na cojne drejt ringritjes, perndryshe do sillemi rreth e qark pa dale nga vorbulla e deshtimeve!

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë