Ministrja e Jashtme takon ambasadorët e Ukrainës, BE-së dhe SHBA-së: Dakordësi e plotë për mbështetjen e Ukrainës

Ministrja e Jashtme takon ambasadorët e Ukrainës, BE-së dhe SHBA-së: Dakordësi e plotë për mbështetjen e Ukrainës

Situata në Ukranë ka bërë bashkë në një takim ministren e Jashtme në vendin tonë Olta Xhaçkën, ambasadori e BE-së, Luigi Sorecën, ambasadoren amerkane Yuri Kim si dhe ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov.

Xhaçka tha se është diskutuar mbi situatën në Ukrainë dhe skenarët e mundshëm për bashkëpunim. Po ashtu ndërmjet palëve kishte dakordësi të plotë mbi mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për të mbajtur Rusinë përballë përgjegjësisë.

'Prita sot Ambasadoren e SHBA,Yuri Kim, Ambasadorin e BE Luigi Soreca dhe Ambasadorin e Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov. Diskutuam mbi situatën në Ukrainë dhe skenarët e mundshëm për bashkëpunim. Dakordësi e plotë mbi mbështetjen ndaj Ukrainës dhe për të mbajtur Rusinë përballë përgjegjësisë!. Në solidaritet të plotë me Ukrainën.'- shkruan Xhaçka.

Një ditë më parë Shqipëria ndërmori një paketë të plotë sanksionesh ndaj Rusisë të karakterit individual dhe ekonomik, ku preken 654 individë dhe 52 subjekte, e cila u ndoq edhe nga paketë e dytë që bllokoi faqet web ruse edhe në Shqipëri mes te cilave edhe Russia Today. Duke iu bashkuar masave që janë marrë nga SHBA dhe BE, edhe vendi ynë vendosi sanksione ndaj Rusisë për të dënuar agresionin e saj ndaj Ukrainës. Gjithashtu Shqipëria ka mbyllur hapësirën ajrore për të gjithë operatorët ajrorë rusë apo çdo avion të regjistruar në Rusi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lomi: 01/03/2022 20:02

    OLTA GIXHARI te luftoje me dafllak,,, se leket per ushtri i kane vjedhur me edi ramen,,,dhe saliu me perpara,,,,nuk lane kokerr leku per mbrojtjen ---etj.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore