Situata në veri, Gjergj Luca ironizon politikanët e Kosovës: Pyesni Jasharin si do vepronte në paqe, mos harroni se rrugën e kthimit do e bëni pa ‘luanin’

Biznesmeni Gjergj Luca ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Kosovës, me veprimet e ndërmarra nga qeveria e Kosovës të cilat nuk kanë qenë në përputhje me rekomandimet e bëra nga ndërkombërët sa i takon tensioneve në komunat me shumicë serbe.

Ai ironizoi situatën duke bërë një paralelizëm me një histori të treguar mes luanit dhe lepurit ku luani personifikon Adem Jasharin ndërsa lepuri qeverinë aktuale të Kosovës të drejtuar nga Kurti.

Qartazi kundër qëndrimeve të mbajtura nga qeveria e Kosovës karshi ndërkombëtarëve sa i takon situatës në veri, Luca tha se politikanët drejtues duhet që të mendojnë sesi do të sillej sot Adem Jashari kur Kosova tashmë është në paqe dhe lufta ka mbaruar.

“Në mëngjes ku shkoj për punë, kaloj para këtyre burrave të mëdhenj të kombit, para Lekës, Gjergjit, dhe Bacës Adem. Këto ditët e fundit më kujtohet një moment kur mblodha disa të rinj dhe hapa një konkurs për të bërë këtë përmendore.  I pyeta të rinjtë si e ndjenin ata ta përgjithësonin këtë burrë të madh.

Në fund u thashë: A e keni parasysh atë luanin që rri majë gurit dhe sheh gjithë horizontin aty para. Kushdo që kalon aty sheh atë luan dhe di që ai është territori i tij. Unë dua që ai monument të jetë kreshta e luanit, simbolit më të fortë që është mbi tokë. Siç e shihni Baca Adem është si kreshtë luani që shikon në horizont gjithë hapësirën.

Këto ditë kemi qenë të gjithë shumë të ngarkuar emocionalisht për Kosovën vetëm se unë nuk e di që këta politikanë që shkojnë ditën e vdekjes dhe mbarojnë atë ritin e përhershëm a flasin ndonëherë me të, a e pyesin këtë njeri sesi do sillej sot në paqe kur lufta ka mbaruar dhe Kosova ka kufijtë e saj. Më kujtohet një përrallë e babës tim që sa herë që shisja mend kur isha fëmijë më thërriste.

Këtë dua t’ua tregoj atyre politkikanëve në Kosovë. Ajo përrallë ka lidhje me luanin, një ditë luani po rrinte në pyll dhe një moment i vjen Lepuri. I thotë ‘ku je mbret, si je’. Mirë i thotë luani. I thotë lepuri ‘ty të respektojnë të gjithë kur kalon dhe hijen e bën të madhe por a e di se edhe mua më respektojnë’.

Në fund të rrugës Lepuri i thotë a e sheh se më respektuan të gjithë, nuk je vetëm ti burrë i fortë, jam edhe unë. Luani i thotë, ‘dakord por rrugën e kthimit duhet ta bësh vetë.

Ky është mesazhi im për politikanët në Kosovë që mos të harrojnë që kanë një rrugë kthimi që duhet ta bëjnë pa luanin”-tha Luca.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur një qëndrim kundër rekomandimeve të ndërkombëtarëve sa i takon situatës së krijuar në veri të vendit, duke e konsideruar si veprim legjitim ndërhyren e policisë për të garantuar që kryetarët e zgjedhur të 4 komunave të ushtrojnë detyrën e tyre në bazë të ligjit.

Po ashtu, qeveria e Kosovës ka komentuar si të panevojshëm draft-statutin e propozuar nga Rama për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, draft të cilin kryeministri i Shqipërisë e ka dërguar në tryezën e Macron dhe Scholz, duke mos e konsultuar më parë me Albin Kurtin.

 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bato: 10/06/2023 16:04

    I madh je Gjergj, por kta trutharet e Vetshurrosjes zor se e kuptojn ku doje me dal.

    Përgjigju
  • valter: 10/06/2023 14:56

    Injoranca dhe paturpesia e lloj-lloje palaqo dhe legena lidhur me Kosoven dhe posaqarisht Kurtit i cilli per keta legena eshte i paaritshem dhe fenomen..Ndihma me e madhe e tyre eshte qe mos te "ndihmojne" Kosoven fare a po le ti vazhdojne mbimrat e tyre me nje shtese VIQ..

    Përgjigju
  • Blerta: 10/06/2023 14:14

    Deri ku ka shkuar injoranca! Shoqnia e ngushte e shtetkpasit Rama me tregime si e ema e Zeqos neper thana! Ka goxha ekspertize ky fare surrati por vecanerisht ne punet me Serbine. E ka tradite familiare ndoshta madje edhe biznesi e nisi prej Serbie. Edhe ky qefli te bardhe si huliganet e Vucicit...

    Përgjigju
  • Mario: 10/06/2023 13:19

    cfare i duhet Saliut propozimi i Rames per Asociacionin edhe pse pa vend si negociator ne nje tavoline te BE ku nuk perzihet as Macron as Sholz se ia kane lene ne dore Lajcak dhe Escobar as Kurtit as Vucic

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale