Situata nga reshjet në Kukës, ura në fshatin Mash e pakalueshme, dy të tjera në Vlad të bllokuara plotësisht, disa të tjera të dëmtuara

Territori i Kukësit është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe i shoqëruar me erë. Emergjenca Civile njoftojnë se aktualisht rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Ka pasur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime tumbinosh, ndërkohë po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Bëhet e ditur se nuk ka pasur problematika në infrastrukturë, përveçse se në Tropojë ku raportohet se ka pasur dëme në disa ura dhe rrugë rurale.

Ku, në njësinë administrative Bytyç është dëmtuar ura e fshatit Kepenek për shkak të reshjeve të shiut të rëna me intensitet të lartë. Rruga në Shëngjergj, fshatin Berishë e dëmtuar. Po ashtu një urë në fshatin Mash aktualisht e pakalueshme. Dy ura në lagjen Vlad janë aktualisht të bllokuara plotësisht.

Në njësinë administrative Llugaj është dëmtuar nga reshjet e shiut rruga dhe një urë në fshatin Luzhë.

Në Njësinë Administrative Tropojë janë dëmtuar Ura e lagjes Balishë në Koje. Një urë druri në fshatin Lug i Zi, e ndërtuar para 2 muaj e ka marrë uji komplet e ndërtuar rishtazi para 2 muajsh. Në Njësinë Administrative Bujan, një rrugë në lagjen Vidricë është e dëmtuar.

Rezervuarët janë në monitorim të vazhdueshëm.

Raportohet se furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës. Niveli në basenin e Fierzës ka arritur në 288.63 m, nga 267 m që ishte në fillim të muajit nëntor. Prurjet aktualisht janë rreth 1400 m3/sek. Për momentin një turbinë në punë.


Lajmi kryesor:

Përmirësohet moti në Lezhë, por 340 ha tokë ende nën ujë! Lumenjtë brenda kuotave normale! Në Kukës rënie inertesh në disa rrugë


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane