'Situata nuk është ajo që do doja të kishim' Balla u lë porosi zjarrfikësve inspektimin e godinave publike! Së shpejti ligj i ri për ta

Tirane- Një ligj i ri po përgatitet për punonjësit zjarrfikës që i vendosë ata në të njëjtin nivel të trajtimit financiar bëri të ditur ministri i Brendshëm Taulant Balla në takimin e Akademisë së Sigurisë ku 13 oficerë të nivelit të lartë e të mesëm drejtues fituan gradë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka në dorë një pasqyrë të kapaciteteve teknike në 61 bashkitë dhe situata nuk është ajo që do doja të kishim tha ai gjatë ceremonisë së certifikimit të tyre, se trajnimi i punonjësve dhe dixhitalizimi janë procese me rëndësi. 

“Jemi në fazën e parë të procesit, për ta shndërruar rrënjësisht këtë shërbim, por edhe me një qasje të re të Drejtorisë së Përgjithshme, e cila nuk do të ketë rol koordinues, por edhe udhëheqës. Mësimet që morën më 2023, do të adresohen në kohë për të përballuar situatën në verën 2024. Kam një pasqyrë të kapaciteteve teknike në 61 bashkitë, situata nuk është ajo që do doja të kishim, por megjithatë nëse bashkojnë të gjithë forcat edhe me Emergjencat Civile, me Ministrinë e Mbrojtjes, dimë t’i koordinojmë, kemi një fuqi që na garanton përballimin me sukses të situatës së zjarreve apo fatkeqësi të tjera. Shpëtimi është një dimension, që duhet të jemi më të trajnuar, si p.sh. në aksidente, që mos vonohet dhënia e ndihmës së parë për shkak të pamundësisë për të ndërhyrë në kohë me pajisjet e MZSH. Në këtë aspekt, duhet më shumë përkushtim, sepse edhe kjo Uniformë, që me ligjin e ri do të jetë unike në gjithë territorin, sikurse e Ushtarakut, e Policisë së Shtetit, do të jetë në të njëjtin nivel dhe trajtim”, theksoi Balla.

Ministri kërkoi nga strukturat të garantojnë ndërhyrjen në kohë në raste emergjencash e kur kërkohet asistenca e Shërbimit. Ai tha se duhen hapur stacione provizore, gjatë sezonit të verës, ku ka shumë flukse turistësh.

“Prej ditës së parë të vitit kam kërkuar të bëhen inspektime në godinat me frekuencë të madhe të publikut, ku duhet ketë rregulla fikse, të gjithë elementët e protokollit të mbrojtjes nga zjarri duhet të jenë të kontrolluara dhe të certifikuara”, apeloi Ministri i Brendshëm.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja