Pasi ishte në Thumanë, ku pa nga afër punën e Emergjencave Civile, për të shpëtuar personat që janë nën rrënoja si pasojë e tërmetit të sotëm, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar nga qeveria që të shpallë gjendjen e emergjences.
Basha thotë se nuk ka asnjë interpretim politik ditën e sotme, ndërsa ka kërkuar që të gjithë të ngrihen në këmbë për të t’ju qëndruar pranë familjarëve që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, si dhe për të ndihmuar sadopak në shpëtimin e atyre që janë nën rrënoja.
Postimi i Bashës:
Ky mëngjes na gjeti të tronditur thellë nga tërmeti i frikshëm që fatkeqësisht, solli humbje jetësh njerëzore, lëndime, si dhe dëme të mëdha.
Partia Demokratike, unë dhe familja ime u shprehim ngushëllimet më të thella familjeve që kanë humbur të afërmit e zemrës, dhe u urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve.
Ne po bëjmë gjithçka që t’i gjendemi pranë çdo shqiptari në këtë fatkeqësi dhe tronditje të madhe të përbashkët.
ZERO interpretim politik nuk kam sot, përveçse një thirrje qeverisë që të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës, për të mjekuar të dëmtuarit, për të inventarizuar dëmtimet, për të mirëmenaxhuar panikun dhe pasojat e tërmetit.
Vëllezër dhe motra!
Të gjithë në këmbë, solidaritet të pakursyer dhe të pakushtëzuar! Si vëllezër dhe motra të një gjaku, të një kombi, në krah te njerëzve që kanë humbur të afërmit e shtrenjtë, në krah të qytetarëve të lënduar që janë ende të tronditur dhe të dëmtuar rëndë.
Respekt, mirënjohje dhe mbështetje totale mjekëve, infermierëve, punonjësve të policisë, ushtarakëve, personelit të strukturave të emergjencës, kompanive që po ndihmojnë me çfarë munden për të përballuar këtë situatë të rëndë.
Të gjithë bashkë si një familje e madhe, pa asnjë dallim, do t’ia dalim!
Edhe Bashkia e Shkodrës uli flamurin në gjysëm shtizë në shenjë solidariteti për viktimat e tërmetit
Flamuri Kombetar në Institucionin e Presidentit te Republikes ulet në gjysëm shtizë.
Presidenti Ilri Meta tha se ky është një veprim "në nderim të jetëve të humbura nga kjo fatkeqësi e madhe për mbarë vendin tonë!"
E pse cte keqe ka te shpallet gjendja e emergjences? Se kuptoj ca politizim ka kjo gje?
PërgjigjuPo dhe në kto dit fatkeqësie ti o ilir bajga e ke mëndjen për poshtërsi po kaq i ndyr qeke mor bajg e keqe. Pty rrac muti.
PërgjigjuKy mendjen ke emergjrnzat e ka shiko jep ndonje ndihm nga leket qe ke jo te lehesh mes kesaj tragedie
PërgjigjuO ZOOOT. O i pa fe o debil njeri, po cdo shpalli me o kafshe kjo emergjence kombëtare është, apo hajde te bejme Politike me të vdekurit.
PërgjigjuAhhh or vlla që nuk i kap rrrufeja vetem këta debil individualisht