Një mjegull e dendur ka ‘pushtuar’ tërësisht prej dy ditësh qytetin e Kukësit. Siç duket dhe nga fotoja e siguruar nga Shqiptarja.com, situata shfaqet shqetësuese, pasi mjegulla është shumë e dendur.
Kjo situatë ka kufizuar në mënyrë të ndjeshme shikueshmërinë e kalimtarëve, si dhe të automjeteve. Mësohet se mjegulla ka mbuluar gjithë sipërfaqen e liqenit të Fierzës, por edhe ‘Rrugën e Kombit’.
Kjo nuk është hera e parë që qyteti i Kukësit 'zgjohet' i mbuluar i gjithi nga mjegulla e dendur, pasi kjo dukuri atmosferike është e shpeshtë në qytetin verilindor, kryesisht në periudhat e ftohta, që njofton ardhjen e dimrit.
[gallery]24858[/gallery]
/Shqiptarja.com

d.c./shqiptarja.com

FOTO