Tensionohet edhe më tepër situata përpara parlamentit, aty ku ndodhen flamingot. Policia ka përdorur spray me piper ndaj tyre. Një protestues është lënduar pasi spray i ka rënë në sy. Pranë tij shihen disa të tjerë duke u përpjekur ta ndihmojnë duke i hedhur ujë e solucion.

“Mos u sillni si fashistë”, dëgjohen thirrjet drejt policisë.


Lajmi kryesor:

Protesta kombëtare e PD mbledh 100 veta, Sali Lushaj udhëheq përplasjet me efektivët! Flamingot sulmojnë me vezë e flakadanë, policia hedh spray me piper