100 banorë të fshatit Bashaj në qarkun e Vlorës kanë mbetur të izoluar ditën e sotme si pasojë e një rrëshqitje masive dheu.
Reshjet e dendura dhe kushtet e përkeqësuara të motit kanë derdhur masive dheu mbi rrugën lidhëse të fshatit duke shkaktuar dëmtime të rënda dhe duke e bërë atë të pakalueshme.
Për pasojë, banorët nuk kanë asnjë mundësi qarkullimi drejt zonave të tjera.
Të shqetësuar, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet për hapjen e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit.
Autoritetet janë vënë në dijeni për situatën dhe pritet ndërhyrja e grupeve të emergjencës për të normalizuar gjendjen.
Lajmi kryesor:
Moti i keq në Shqipëri/ Situata drejt normalizimit, lumi Vjosa bie në kuotën 7.8 m! Durrësi e Korça ende ‘nën ujë’! Mijëra ha tokë e qindra banesa të përmbytura (VIDEO)










