Sjellja e Metës në zyrat e FRD-së/ Veliaj: Degjenerim total psiqik dhe i alkoolizuar! Sali Shehu: Nuk ka burrë nëne që të na marrë ambientet

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për Report Tv ka thënë se sjellja e presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së, është një tregues se kreu i shtetit ka degraduar nga ana mendore dhe se është i alkoolizuar, teksa nuk i ka kursyer ironitë. 

“Meta po kalon një fazë degjenerimi total, psqik total, mendor, teksa është i alooklizur, ne si Bashki kemi një mundësi shumë të mirë rehabilitimi për të alkoolizuar dhe burrat e dhunshëm dhe do ishim shumë të lumtur që t’ia ofronin këtë shërbim”, tha Veliaj.

Ai ka komentuar edhe politikisht sjelljen e Metës, duke thënë se është qartazi një provokim. Për Veliaj, Metën e ka kapluar frika nga këto zgjedhje, sepse është i bindur që partia e themeluar prej tij do të ketë të njëjtin fat.

“Është një provokim, për sa kohë 30 parti të tjera respektuan rregullat, është një provokim i presidentit, por unë jam shumë i qetë për këtë histori, ai është në një degradim, nëse do ishte burrë do e kishte lënë presidencën dhe do dilte në fushatë dhe reflekton frikën e tij më të madhe se i trembet faktit që nëse nuk do të kenë mandate do të përfundojnë edh ata në rrugë, por ky është problemi i presidentit që ka nevojë për mbështetje mjekësore, për ndihmë”, tha Veliaj.

Numri një i Tiranës, ka sqaruar procedurialisht pse i është dërguar kërkesa FRD-së për të liruar zyrat. Në emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv, Veliaj tha se ajo zyrë është pronë e Bashkisë dhe jo e FRD-së, e për aq kohë sa ata nuk kanë asnjë përfaqësues në parlament nuk mund të kenë një seli. Veliaj shtoi se e njëjta gjë ka ndodhur edhe me parti të tjera të vogla, që kanë respektuar ligjin, ndryshe nga FRD-ja e Sali Shehut që “thërriti rrugeçërit e lagjes”, referuar këtu Metës.  

“Ajo është pronë bashkiake, në katin e parë janë zyrat e strehimit dhe në katin e tretë ka qenë një forcë politke, sic ka qenë forca e Milos, ligji deklaron që nëse nuk kanë një përfaqësi parlamentare Bashkia nuk mund t’ju garantojë seli, unë e kuptoj që me stilin e dhunës PD, mori ndërtesën e SHQUPIT, në Tiranë janë 150 parti nëse do shkon të zaptonin pronat, atëherë i bie që mënyra më e mirë e strehimit është që të marrësh një parti. Ata që kanë politikë zaptimin duhet të kuptojnë që qyteti nuk e toleron dhunën, jo presidenti, por çdo i marrë Bashkia e Tiranë nuk zaptohet dhe nuk mundet që dhuna të justifikohet. Partitë Politke të marrin me qira ku të duhen, por jo zonat e Bashkisë", tha ai. 

Veliaj i është përgjigjur edhe pretendimeve të drejtuesit të FRD-së, Sali Shehut, se shkresa nuk ka qenë sipas ligjit.

"Nëse shkresa nuk është e rregull çoje në Gjykatë, nuk thërret rrugaçet që të mbrojë Bashkinë, Milo e respektoi, Bushati e kuptoi dhe duhet të kuptojnë që nuk kanë të drejtë të kenë seli kur nuk kanë përfaqësi në parlament, duhet të kuptojnë që ky qytet para 6 vitesh i ka thënë lamtumirë dhunës, të thërrasës rrugaçet për që ke shok, thjesht ul pikë", shtoi kryebashkiaku. 

Këto zyra, ka sqaruar kryebashkiaku, do të vihen në dispozicion të Bashkisë.

“Ne do të transferojmë zyrat, Bashkia merr me qira në privat dhe lë zyrat e veta dhe lë në zaptim zyra nga politikanët e lodhur, një mënyrë për të kursyer paratë e qytetarë, do duhet t’i përdorim këto zyra për njerëzit që i shërbejnë qytetit, jo partitë, do i procedojmë penalisht të gjithëve, dhe nëse do e dini si do përfundojnë kjo histori, zaptuesit do të largohet, qyteti do i kthehet qytetarëve”, përfundoi Veliaj.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:42
Sali Shehu i FRD këmbëngul: S'ka burrë nëne që të na marrë zyrat, as vagabondët e pushtetit! Tentova të flisja me Veliajn, por s'mu përgjigj

Kreu i FRD-së, Sali Shehu këmbëngul që nuk do e lirojë zyrën, pasi sipas tij i takon kësaj partie.

“Në Dibër kemi një fjalë të urtë: dardha e ka bishtin mbrapa. Këto zyra janë të FRD-së dhe nuk ka burrë nëne mbi tokë që t’i marrë. Ne jemi këtu për t'ju thënë shqiptarëve se jemi bashkë për gjëra të mira”, tha Shehu.

Sipas tij, ka tentuar të kontaktojë kryebashkiakun Erion Veliaj, por ai nuk i është përgjigjur.

“Në mëngjes u futa në zyrë dhe prita të vijë stafi. Mora telefonatë poshtë, që më thanë se më kanë ndaluar hyrjen. Tentova të lidhem me z.Veliaj, por nuk më është përgjigjur. Unë njoftova të gjitha mediat dhe drejtuesit e shtetit, kryeministrin, kryetarin e bashkisë, presidentin, do të njoftoj edhe selitë diplomatike. Një gjë është e sigurt, kjo do të jetë epiqendra e situatës në Tiranë. Do ja dalim, se kemi bindje që gjithë partitë që janë rreshtuar në krah të kësaj situate, kanë mbështetje nga shqiptarët, këtë do ta vërtetojë 25 prilli dhe këta pastaj të gjejnë vend të futen. Kam njoftuar zyrtarisht prokurorin e Tiranës, që do të sjellë grupin e gatshëm për të vërtetuar dhunën e ushtruar ndaj stafit të FRD dhe Presidentit”, theksoi ai.

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirela D: 13/03/2021 10:14

    5 minuta ne tel 200 here permende termin "prone". Prone e Bashkise. Qe kur te interesoka prona lali? Kur shkon i zapton pronen atyre qe kane 10 breza dhe i njerr nga shtepia? Si nuk e mendove njehere pronen aty...Ku e gjeti pronen FRD-ja thoni ju, tamam....po bashkia ku e gjeti? Hipokrita

    Përgjigju
  • Amy: 13/03/2021 00:57

    Turp! C’i duhet presidentit te nderhyje ne keto pune!! Turp! Veprime rrugacerie, e ul sh poshte veten!!!

    Përgjigju
  • meri: 13/03/2021 00:40

    Kush i'a la zyrat ketij Dibranit ne Tirane,burri i nenes ?...frym e re demokratike,do te thot:te zaptosh me force pronen publike ?...njerze mesjetar qe,nuk mundet te mesonit ç'eshte civilizimi.

    Përgjigju
  • BENI: 12/03/2021 21:05

    KUSH TI LA ZYRAT TY MOR MALOK I QELBUR SALI NENA APO BABA,,,MOR PIS I QELBUR,,,ATO JANE ZYRAT E BASHKISE,,,LARGOHU NGA ATY MOR MORRACAK,,,SE PO QELB TIRANEN,,,EDHE KRYETAR I FD,,,NUK JE SEPSE NUK TE KA ZGJEDHUR NJERI ,,,JE VETSHPALLUR.....

    Përgjigju
  • Meri: 12/03/2021 17:59

    Kujdes dhe mos shkruani kunder Parrise dhe udheheqesve gangestere te saj. Jo keshtu. Se ne kete media vetem lavde dhe urra per partine duhet te kete. Poshte Meta, rrofte Veliaj dhe Rama.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 12/03/2021 17:34

    PRESIDENTI RRUGAÇ ME KETO VEPRIME BANDITESKE KETKON TJU JAPI ZEMER KRIMIT QE DITEN E ZGJEDHJEVE TE BEJ TERROR PER TE TREMBUR NJERZIT NE RAST SE KETE VEPRIM DO E KISHTE BER NJE MILITANT PARTIE I ÇDO KRAHU TANI DO ISHTE I ARRESTUAR MBASI KAN DHUNUAR POLICIN NE DETYR PERSE TE MOS ARRESTOHET EDHE ILIR HAJDUTI QE DHUNON POLICINE DHE PRONEN E BASHKISE ÇFAR KERKON PRESIDENTI QE QYTETARET DHE KRYETARET E PARTIVE LESHI TE DHUNOJN PRONAT SHTETERORE DHE TE THYEJN LIGJET KY NJERI PO PREGATIT TERENIN PER DHUNE DHE TE DESTABILIZOJ VENDIN PER QELLIMET ETIJA PERSONALE PSE SVEPRON PROKURORIA TI TREGOJ VENDI SE NE 25 PRILL KETI HAJDUTIT JA TREGON POPULLI SA I VLEN LEKURA ME MBRAPA RADHEN E KA SPAKU

    Përgjigju
  • Akrepi: 12/03/2021 16:04

    Qeverisia te mos krijoje precedente te rrezikshme te qellimshme , terhiquni nga marrezia . Partine duhet ti lihet njefar kohe per tu larguar , nuk mund ta nxjerresh ne rruge pa e njoftuar , duhet njefar kohe per tu rregulluar ngjetk . Kenaqesi do te ishte te krijoni perplasie , sa te thyeni kafkat tuaj te felliqura .

    Përgjigju
    • varios karios: 12/03/2021 17:01

      po cpartie thua o kokcep te kishte dal njeher e me pare po mos te dali ti fusin naj hu nb..he e ta ta mbaj mend mire

  • Kasem gahinji: 12/03/2021 15:52

    Ke nje ligj qe percakton regullat per paisje me zyra te partive politike-1 -te kete te pakten nje deputet ne parlament.2-Ne tre legjislaturat e fundit te kete fituar te pakten 1% te votave.FRDnuk ploteson asnje kriter.Zyrat deri me sot i jane lene ish presidentit Bamir Topi sipas ligjit.Tani z.Topi nuk eshte me ne kete parti.Ndaj bashkia apo shteti nuk ka asnje detyrim ligjor ti dhuroje zyra Sali Shehut.Njoftimi qenka bere konform ligjit dhe saliu duhet ti lironte vete zyrat,pa pritur policine bashkiake.sa per presidentin likeflori ilir meta,tregon shkalle te rende degradimi.Duhet te mbahet qendrim.I pari duhet ta beje Erjon Veliaj per fyerje ,pengim ne ushtrimin e detyres , kercenime dhe cenimin e figures se policit bashkia.pastaj per fyerjet personale te beje si te doje.per mendimin tim ti kerkoje gjukatesnje demshperblim prej 50 milion lekesh.ka dhe nje tjeter ligj qe e kap likefloririn,ai i grumbullimit te paligjshem dhe shkelja e masave anticovid.

    Përgjigju
  • Shqipëtar: 12/03/2021 14:23

    PS sillet sikur të ishte Enver Hoxha në pushtet...!!!

    Përgjigju
  • Populli: 12/03/2021 14:11

    Ore plehra,ku i gjete zyrat ti pacavure,i ke te sateme apo tyteti ore maskara,nje pleher president tashme i degraduar totalisht qe duhet patjeter te vihet ne shina se ka lajthitur totalisht,e neveritshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali