Sjelljat e mira që
duhet të ketë fëmija juaj

Sjelljat e mira që<br />duhet të ketë fëmija juaj
TIRANE- Fëmija juaj është i pasjellshëm, i zhurmshëm, kruan hundën, komenton prapanicën e femrave që kalon para jush? Që fëmijës suaj t’i mësoni disa mënyra të mira të sjelljes, është koha që t’i jepni një leksion të mirë.

Ndihmojeni fëmijën që të përfitojë këto veçori, dhe kështu do të formoni një zotëri/zonjushë të vogël që di të sillet ashtu si duhet.

Kur fëmija kërkon diçka, mësojeni që të thotë “të lutem”, ndërsa kur pranon diçka, le të dijë të thotë “faleminderit”. Nëse fëmija kërkon vëmendjen e dikujt, fillimisht le të kërkojë falje që i pengon dhe pastaj le të thotë çfarë dëshiron.

Gjithmonë, kur fëmija dëshiron të bëjë diçka, por nuk e di nëse është e drejtë, duhet të kërkojë lejen e prindërve. Në përgjithësi, është gjithmonë mirë që të konsultohet me prindërit rreth shikimit të televizorit, daljes me shokë, apo bërjes së detyrave...

Shpjegojini fëmijës suaj se njerëzit e tjerë nuk janë të interesuar për pakënaqësitë e tij. Prandaj mendimin e vet negativ le ta mbajë për vete, ndërsa për qëndrimet e veta le të flasë me shoqërinë e tij.

Mësojeni se nuk është mirë që të komentojë rreth njerëzve të tjerë, sidomos për karakteristikat e tyre trupore. Nga ana tjetër, komplimentet mund t’i japë secilën herë që dëshiron, sepse ato janë gjithmonë të mirëseardhura.

Preferohet që fëmija gjatë bisedës, t’i pyesë njerëzit tjerë se si janë. Në fakt, kur personi i rritur do ta pyesë fëmijën si është, xhentëlmeni i vogël apo dama e vërtetë e vogël do të përgjigjet, dhe pastaj do ta pyesë bashkëbiseduesin si është.

Fëmijën e urtë mësojeni të falënderojë miqtë e tij te të cilët e kalon kohën duke luajtur apo duke shikuar TV. Le të mësohet të trokasë derisa dikush të lajmërohet, dhe jo të hyjë menjëherë brenda.

Mësojeni të mos shajë asnjëherë dhe të tjerët të mos i thërrasë me emra jo të këndshëm.
 
 Ndryshimet në sjellje të fëmijëve
Fëmijët dallohen në sjellje në varësi nga mosha e tyre dhe nga personaliteti. Bëhuni i drejtë dhe real në raport të asaj se çfarë prisni nga ata
Thuajini fëmijës çfarë prisni prej tij. Instruksionet duhet të jenë të qarta dhe nuk duhet të hiqni dorë nga ato.

Mos kërkoni nga fëmija juaj të bëjë diçka, kështu që do ti lini rast të thotë jo. Në vend që të pyesni ”a je i përgatitur për në krevat?” thoni: “koha është që të përgatitesh për në krevat” 

Më parë ia bëni me dije për atë që prisni prej tij, për shembull “në 5 minutat e ardhshme, është koha që t'i mbledhësh lodrat”

Bëni një listë të shkurtër të rregullave. Ndihmoni fëmijës suaj t'i kuptojë rregullat dhe vërtetoni qartë çfarë do të ndodhë po qe se i thyen ato
Stimuloni pavarësi. Lejoni që punët rutinore fëmija t'i bëjë vetë

Hartoni plan ditor dhe përmbahuni atij. Në të, le të jetë e përfshirë shkolla, të luajturit, detyrat shtëpiake, TV, ushqimet, pastrimi dhe të fjeturit
Adoleshenca është periudhë e veçantë. Adoleshentët duhet të trajtohen në mënyra të ndryshme nga fëmijët e vegjël

Shkrimi u publikua në suplementi "Shendeti"

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet njëri prej autorëve të konfliktit në Peqin, ishte tentativë vrasjeje, i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku

Arrestohet njëri prej autorëve të konfliktit në Peqin, ishte tentativë vrasjeje, i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku