Sjellje të mirë në burg, gjykata i
fal 45 ditë burgim pedofilit Brown

John David Brown, anglezi i cili humbi betejën me drejtësinë për tu rigjykuar pas dënimit me 20 vite burg për akuzat e marrëdhënieve homoseksuale me të mitur arrin të përfitojë 45 ditë ulje dënimi për sjellie të mirë në burg.
 
Vendimi për t’i ulur 45 ditë nga dënimi i mbetur për Brown është dhënë këtë të hënë në Gjykatën Penale të Tiranës ku gjyqtarja Vjollca Spahiu ka pranuar kërkesën e paraqitur nga Brown.
 
Brown i ardhur në Shqipëri dy dekada më parë u dënua në 2008 me 20 vite burg pasi në qendrën e strehimit të fëmijëve “Fëmijët e tij” ai u hetua dhe dënua për pedofili.
 
Brown ndodhet në burgun 302 njohur si “Mine Peza” aty ku ai është i punësuar si kopshtar dhe person që kujdeset për higjienën dhe sistemimin e ambienteve të jashtme të burgut.

john pedofili
(John David Brown sot në seancën gjyqësore)

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi

Aksident i rëndë në Lezhë, ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara! Plagoset drejtuesi