TIRANE - Sonte në mbrëmje në orën 20:00 në stadiumin ‘Skënderbeu’, vendasit do të presin ekipin e Neftchit të Bakusë për ndeshjen e dytë të turit të dytë eleminator të Champions League. Ndeshja e parë mes dy ekipeve që u zhvillua javën e parë në Baku përfundoi me rezulattin e bardhë pa gola 0-0 duke avantazhuar ekipin e Skënderbeut që ndeshjen e dytë e luan sot në shtëpi përballë tifozerisë së vet.

Biletat për këtë ndeshjes janë shitur të gjitha para dy ditësh duke treguar një interes të jashtëzakonshëm nga tifozeria vendase në mbështetje të ekipit të tyre në mënyrë që të shkruajë historinë. Në dy edicionet e para Korca nuk ka mundur që të kalojë asnjherë turin duke mbetur pengu i vetëm pas suksesit të trefishtë në Shqipëri. Drejtueist e ekipit të Sknëderbeut me presidentin Take në krye kanë vendosur një premio shumë të majme me qëllim që kalojnë azerët.

Kundërshtari vjen me qëllimin e vetëm të fitojë ndeshjen dhe siguroi kalimin. Kuoatat e basteve favorizojnë ekipin kundërshtar të Neftcit, i cili është 100 vende para Korcës në renditjen e ekipeve, por edhe me një super buxhet në krahasim me Skënderbeun, i cili ka financat më të mirë në krahasim me të gjitha ekipet në Shqipëri. Megjithatë në ndeshjen e parë, Skënderbeu tregoi se nëse vendos zemrën në fushë nuk vlejnë lekët.

Trajneri Mirel Josa dhe Bledi Shkëmbi shprehen optimistë për këtë ndeshje. “E ndërsa në Baku morën një barazim të merituar, sot në Korcë kemi një avantazh më shumë, pasi luajmë përballë tifozerisë sonë, e cila do ia bëjë mision më të vështirë kundërshtarit.

Shpresojmë që të jemi në ditën tonë më të mirë dhe fati të jetë me ne në këtë ndeshje për të shkuar historinë” deklarojnë protagonistët kryesorë. Miqtë kanë udhëtuar nga Azerbajxhani dhe dje në mbrëmje kanë mbërritur në qytetin e Korcës. Neftci është akomoduar në një nga hotelet e qytetit në pritje të ndeshjes.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.07.2013
 
Rdaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)