Më 19 Gusht Skënderbeun në “Elbasan Arena” e pret një atmosferë inkandeshente. Një gjë të tillë e premton fakti se vetëm në pak orë janë shitur mbi 8 mijë bileta.
 
Kapaciteti i stadiumit është 12.500 vende dhe sipas të gjitha gjasave, biletat do të shiten të gjitha për të ndjekur kampionët e Shqipërisë në Champions League në ndeshjen e vlefshme për “Play-Off”-in e grupeve ndaj Dinamos së Zagrebit.
 
Pjesa më e madhe e biletave janë nxjerrë në shitje Korçë, por një pjesë edhe në Elbasan dhe Tiranë.



d.b/shqiptarja.com