Pas gjashtë javësh ekipi i Skënderbeut është ngjitur në krye të renditjes së përgjithshme duke zbritur në vendin e dytë ekipin e Tiranës. Bardh e blutë i ka penalizuar barazimi që kanë marrë në trasnfertën e Vlorës, ndërsa korcarët kanë përfituar duke fituar me Shkumbinin në shtëpi dhe kapur kreun.

Dy golat për ekipin e drejtuar nga Mirel Josa janë shënuar në pjesën e dytë nga Arapi në minutën e 55' dhe Lilaj një minutë nga përfundimi i kohës së rregullt. Ashtu sikur e theskuam edhe më lart ndeshja kryesore e javës ka qenë Flamurtari - Tirana që nuk ka shkuar më shumë se një barazim. Tekniku spanjoll i ekipit të Vlorës ka pasur përballë ekipin e tij, të cilin nuk ka arritur që ta mund.

Pavarësisht se e ka zbritur nga froni i kryesueses, barazimi i ka bërë më shumë punë bardh e bluve se kuqezinjve.
Tirana e ka nsiur mjaft mirë takimin duke shënuar fillimisht me Morinën në minutën e 45', më pas ka qenë Bratic që ka barazuar. Në ndeshjet e tjera, Kukësi ka fituar me 3-1 përballë Tomorit duke u ngjitur në vendin e tretë, ndërsa Bylisi ka mundur Apoloninë 1-0.

Përvec ndeshjeve të kategorisë Superiore, në kategorinë e parë është zhvilluar derbi Partizani - Dinamo, i cili ka shuruar mjaft emocione në shkallët e stadiumit, por edhe në fushë, pasi u shënuan pesë gola. Në fund fati ju buzëqeshi të kuqve që fituan 3-2.

(D.B/SHQIPTARJA.COM)