Hamdi Salihi do të jetë gati për ndeshjen e parë të Skënderbeut në grupet e Europa League përballë ekipit të Beshiktashit ditën e enjten edhe pse më parë nga klubi u deklarua se rikuperimi do të marrë afro 2-3 javë.
“Rikuperim në kohë rekord për Hamdi Salihin i cili është bashkuar me ekipin. Nje rikthim i rëndësishëm përpara ndeshjes ndaj Beshiktash falë edhe ndihmës së fizioterapistes serbe Marjana Kovacevic e cila e ka kthyer shkodranin në gjendje optimale vetëm pas 3 seancash”thuhet në njoftimin e klubit.

Ndërsa UEFA ka përcaktuar edhe arbitrin për ndeshjen me Beshiktashin. Gjyqtari hungarez Tamas Bognar është përcaktuar nga UEFA për të vendosur drejtësi në fushë, në duelin e Grupit H të Europa League, ndërmjet Skënderbeut dhe Beshiktashit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com