Ekipi i Skënderbeut sot në orën 20:30 do të luajë përballë ekipit të Debrecenit. Ndeshja e parë përfundoi me rezultati 1-0 për Skënderbeun, golin e shënoi Plaku. Korçarët dominuam në të gjitha aspektet, por mungesa e Bledi Shkëmbit ishte e dukshme. Kapiteni po vuan një dëmtim në gju duke humbur dy ndeshjet e turit të dytë në Champions League. Në optikën e korcarit, Skënderbeu duhet të qëndrrojë gjatë 90’ minutave vigjilent për të shmangur sulmet e kundërsharit, i cili nuk ka se cfarë të humbasë. ”Nuk duhet të bëjmë të njëtin gabim që bëri në ndeshjen e parë Debreceni.

Ata na nënvlerësuan duke e marrë mjaft lehtë ndeshjen dhe si rezultat i euforisë humbën me rezultat dhe me lojë. Prandaj duhet të kemi shumë kujdes dhe të jemi të vëmendshëm për të përsëritur ndeshjen e praë. Ne nuk duhet të qëndrrojmë të mbrojtje për të administruar rezultatin e ndeshjes së parë, por të sulmojmë për shënuar dhe fituar. Debreceni është e qartë që do të kërkojë të kthejë rezulatain dhe nëse ne do të mbrohemi do të rrezikojmë që ndeshja të zhvillohet në gjysmëfushën tonë” shprehet kampiteni korçar. Nëse Skënderbeu do të kualifikohet në turin e tretë do të ndeshet me ekipet e Vardarit ose Bate Borisov. Por cilin ekip do të preferonte mesfushori, pasi, nëse korcarët do të kualifikohen, Shkëmbi do të rikthehet të luajë. “Në radhë të parë mendoj që duhet të sigurojmë kualifikimin pastaj të flasim për turin e tretë. Megjithatë do të preferoja Vardarin, pasi do të ishte në ndeshje derbi midis dy ekipeve fqinje.

Gjithësesi Skënderbeu nuk trembet nga asnjëhri prej dy ekipeve.” përfundon Bledi Shkëmbi. Në fund Sjkëmbi ju bën thirrje shokëve të ekipit që të luajën dhe fitojë edhe për të, në mënyrë që të luajë në truin e tretë në Champions League. Teksa ora e ndeshjes po afron, Igli Allmuça, i cili ishte edhe protagonist në ndeshjen e parë mendon se Skënderbeu do të arrijë të kualifikohet. Pavarsisht se korcarëve ju mjafton edhe një barazim për të kaluar më tej, mesfushori është optimist për një fitore në Hungari. Trajneri cek Stanislav Levi pritet që të zbresë në fushë me një formacion 4-2-3-1, që synon më shumë të mbrojë rezultatin e arritur në sfidën e parë, ndërsa golin do ta kërkojë me anë të kundërsulmeve. Në funksion të skemës ka mbetur jashtë edhe sulmuesi vlonjat Daniel Xhafa.

Në vendin e tij do të aktivizohet Sebino Plaku, Levi beson te shpejtësia e tij për të befasuar kundërshtarin. Një punë të madhe dhe mjaft të rëndësishme në mezin e fushës padyshim do të kenë edhe dy shkatërruesit Orelesi dhe Bratic. Theksojmë që të besuarve të Levit ju mjafton edhe një gol për të vulosur sfidën, pasi Debreceni më pas do të duhej të shënonte tre të tillë për të kaluar më tej. Nëse Skënderbeu do të kalonte turin e dytë do të bëhej pjesë e historisë si ekipi i vetëm shqiptar që kalon në turin e tretë të një kompeticioni në Europë. E nëse do të ndodhë një gjë e tillë, ky është momenti më i mirë. Drejt Hungarisë për të ndjekur ndeshjen më të rëndësishme, ndoshta në historinë e klubit kanë udhëtuar të gjithë drejtuesit e ekipit korcarë.


Përvec ekipit të Skënderbeut që po angazhohet maksimalisht për kalimin e turit të dytë, të njëtën gjë po bëjnë edhe në kampin e ekipit të Tiranës. Por për bardheblutë gjërat nuk janë shumë në rregull, pasi largimi i sulmuesit Bekim Bala, problemet me fantazistin Klodian Duro dhe barazimi i arritur në ndeshjen e parë kanë sjellë një klimë jo fort të mirë. Megjithatë nga drejtuesit e stafit teknik gjithcka po mbulohet me kujdes për t’u përqëndrruar te ndeshja e kthimit që do të zhvillohet nesër me Alesundin në Norvegji. Shanset që Tirana të kualifikohet janë shumë minimale, pasi norvegjezët luajnë përballë publikut të tyre dhe ju mjafton edhe një barazim pa gola për të vazhduar ecurinë në rrugën europiane. Tanimë mbetet për të parë se me cfarë skeme do të reagojë trajneri spanjoll Hulian Rubio përballë vendasve.

I vetmi lajm pozitiv për Tiranën është që për këtë ndeshje do të rikthehet në fushë mbrojtësi Arjan Pisha, i cili është një nga pikat më të forta të ekipit. Mungesa e tij ishte mjaft e ndjeshme në ndeshjen e parë në ”Qemal Stafa”. Drejtuesit e Tiranës nga burime brenda klubit kanë përgatitur një premio të majme për të motivuar ekipin në rast të kalimit të turit të dytë. Nëse bardheblutë do të realizonin një gjë të tillë, atëherë do të përfitonin 360 mijë euro në total, pasi me pjesmarrjen në Europa League dhe kalimin e turit të parë siguruan në arkat e e tyre 180 mijë euro.

(d.b/shqiptarja.com)