Skënderbeu shpallet zyrtarisht kampion i Shqipërisë për këtë edicion për të katërtën herë radhazi. Titullin e vulosi barazimi me Kukësin me rezultatin 3-3 dhe humbja e Partizanit në Laç me rezultatin 2-0. “Ujqërit e dëborës” pas vërshëllimës së arbitrit për përfundimin e sfidës pushtuan fushën e lojës për të përshëndetur futbollistët për suksesin e merituar këtë edicion në futbollin shqiptar.
Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa ka merituar gjithçka, pasi kundërshtarët për ta rivalizuar kanë munguar dhe titulli është vulosur thuajse që në përfundim të fazës së parë. Pengu i vetëm i Skënderbeut është mos arritja e dopietës, pasi u eliminua nga Kupa e Shqipërisë në përballjen me Flamurtarin.
Për t’u kthyer te kronika e ndeshjes, Skënderbeu e nisi mjaft mirë duke shënuar 3 gola të shpejtë në harkun e 61 minutave me Ribajn 20’, Pejic 58’ dhe 61’, por Kukësi nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte me Izucuku 64′, Cikalleshi 66′, Hysa 84′. Pika e marrë në Korçë e mban Kukësin në garë për vendin e dytë. Partizani humbi në Laç me rezultatin e pastër 2-0, bardhezinjtë e merituan fitoren përballë publikut të tyre duke mbajtur gjallë shpresat për një vend në Kupat e Evropës. Golat për ekipin e Stavri Nicës u shënuan të dy nga Vucaj në minutat e 65′ dhe 74′.
Ashtu sikur pritej Teuta mori tre pikë me lehtësi përballë Lushnjes në ‘Rozha Haxhiu’ duke qenë ende në valle për një biletë për në Evropë, edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë. Xhafaj dhe Beqja ishin autorët e dy golave. Pas sfidës së Korçës, vëmendja kryesore ka qenë e përqendruar në Shkodër, aty ku Vllaznia mundi Flamurtarin në minutat e fundit me një gol të Beqirit që vlen sa një edicion.
Flamurtari nuk ia ka dalë që të marrë asnjë pikë në ‘Loro Borici’ që ishte i mbushur si rrallë herë në mbështetje të ekipit të tyre të zemrës në një moment tepër të vështirë në histori. Fitorja minimale e mban Vllaznia në Superiore, por ka ende edhe disa ndeshje vendimtare. Tirana tashmë e shpëtuar ka mundur edhe Kastriotin 2-3. E veçanta e ndeshjes ishin golat, për Tiaranën shënuan Peposhi 39′, Muca 40′ dhe Limani 82, ndërsa për vendasit Turdiu 66′, Ferraj 85′ . Tirana ka konsoliduar pozitat në mesin e renditjes, ndërsa Kruja ka filluar prej disa javësh të mendojë për edicionin tjetër.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com