TIRANE - Skënderbeu sot në orën 15:00 me orën lokale në Shqipëri do të zhvillojë ndeshjen e parë ë vlefshme për turin e tretë në Champions League me ekipin e Shakhter Karagandy në Kazakistan. Sfida është mjaft përcaktuese për ndeshjen e dytë që do të zhvillohet në Korcë pas një jave.
Skënderbeu ka mbërritur i qetë në dje në Kazakistan, por largësia dhe zhvillimi i ndeshjeve shumë pranë njëra tjetrës me intensitet të lartë duket se kanë lodhur disi korcarët, që edhe me ikjen e Gilman Likës janë dekurajuar paksa, pasi ishte afrimi më cilësor gjatë merkatos së verës për Evropën.
Megjithatë drejtuesit e ekipit të Skënderbeut me presidentin Take, trajnerin Josa dhe kapitenin tashmë legjendar Shkëmbi nuk ndihen inferior përballë kazakëve që luajnë në shtëpinë e tyre. Trajneri Josa para ndeshjes deklaroi se shkojmë në Kazakistan me një objektiv që të mos pësojmë gol, pasi ndeshja e kthimit do të bëhej akoma më e lehtë.
Ndërsa përsa i përket futbollistëve me kapitenin e anijes në krye shprehen të bindur që ky është edicioni i tyre dhe se do të japin maksimumin për të marrë një barazim jashtë.
Në fund presidenca me Taken në krye dhe Zeqon që pavarësisht se edicionin e kaluar largua ka vendosur një premio prej 200 mijë euro për kalimin e turit. Heroi i Neftcit të Bakusë, Orelesi është pika e orientimit edhe këtë ndeshje në mesin e fushës, ku bashkë me Shkëmbin do të tentojnë të përsërisin historinë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.07.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com