Skënderbeu ndëshkohet vetëm
nga UEFA, shpëton nga FSHF

Skënderbeu ndëshkohet vetëm<br />nga UEFA, shpëton nga FSHF
E ndërsa u dënua nga UEFA, Skënderbeu ia hedh paq duke shpëtuar në Shqipëri, pasi në reagimin e Federatës Shqiptare të Futbollit pas vendimit të CAS, përveç njoftimit për zëvendësimet dhe anulimin e ndeshjes së Partizanit në Europa League, qeveria e futbollit shqiptar nuk ka asnjë reagim për të dënuar fenomenin, apo ndonjë vendim për kampionët e Shqipërisë. 
 
“Vendimi i KAS të Lozanës për pezullimin e Skënderbeut për një vit nga UEFA Champions League, e ka detyruar UEFA-n, që të marrë një vendim për zëvendësimin e korçarëve me ekipin e Partizanit, i cili u rendit i dyti në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore. Ky vendim është marrë sot.
 
Partizani do të luajë më datë 13 korrik për UEFA Campions League, kundër skuadrës hungareze të Ferencvaroshit.
 
Takimi i nesërm midis Slovan i Bratislavës dhe Partizanit do të zhvillohet, sipas parashikimit por thjesht për tifozët, pasi rezultati nuk ka asnjë vlerë.
 
Slovan kalon në turin e ardhshëm UEFA Europa League, ndërsa Partizani, do të luajë në kompeticionin më të rëndësishëm eruropian, që është UEFA Champions League” thuhet në reagimin e FSHF.
 
Dënimi i Skënderbeut me përjashtim nga Europa është një tjetër njollë e zezë për futbollin shqiptar, që vitet e fundit është bërë objekt i raporteve dhe hetimeve nga Federbet, por edhe nga UEFA.
 
Paralajmërimet ishin të shumta, ndërsa nuk kanë mbetur jashtë dyshimeve edhe ndeshjet e Kampionatit shqiptar. Megjithatë ky ishte hapi i parë dhe në vijim mund të ketë të tjera dënime për ekipet shqiptare. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re