Kategoria Superiore ka vazhduar me ndeshjet e ditës së dytë, ku ka spikatur ndeshja Kukësi - Tirana e zhvilluar në qytetin verilindor dhe e fituar nga vendasit me rezultatin 2-1 duke larguar bardheblutë përfundimisht nga lufta për zonën e Evropës. Kukësi e ka nisur mirë ndeshjen duke shënuar i pari me Brahjan në minutën e 79', por Tirana ka barazuar rezultatin duke shpresuar për një pikë.
Megjithatë Popovic një minutë nga fundi i ka dhënë goditjen e fundit Tiranës duke shënuar golin e fitores. Me këtë fitore Tirana harron Evropën, ndërsa Kukësi ngjitet në vendin e dytë në renditje. Skënderbeu në Korcë ka nisur festën për titullin e tretë kampion, pasi u tregua mjaft pragmatist duke fituar me ekipin e Besës me rezultatin 2-0 me golat e Sozës dhe Fagut.
Nëse Teuta nuk do të fitojë nesër me ekipin e Vllaznisë, atëherë Skënderbeu shpallet automatikisht kampion. Suprizë ka qenë edhe humbja e ekipit të Flamurtarit në Krujë me shifrat 3-0 duke humbur edhe vendin e dytë në renditje. Golat për ekipin e Kastriotit janë shënuar nga Hysa në minutën e 38', Karapici në të 50' dhe Shaba në të 64'.
Ekipi i Shkumbinit i ka dhënë pothuajse lamtumirën Superligës pas barazimit që mori në Fier me Apoloninë 1-1. Edhe pse akoma jo automatikisht, peqinasit e kanë të pamundur të shpëtojnë. Golat janë shënuar nga Dushku për vendasit dhe Sekseni për ekipin e Shkumbinit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com