Skënderbeu nis përgatitjet
s’ka shkarkime tek Kukësi 

Skënderbeu nis përgatitjet<br />s’ka shkarkime tek Kukësi 
Pas përjashtimit nga Champiosi, pushimet për Skënderbeun kanë mbaruar. Klubi bëri të ditur se skuadra do të nisë grumbullimin këtë të diel, ndërsa të hënën në stadiumin e Korçës do të startojnë nën drejtimin e trajnerit Andrea Agostinelli edhe përgatitjet për sezonin e ri, që për korçarët nis me Superkupën e Shqipërisë që do ta luajnë përballë Kukësit duke inaguruar në këtë mënyrë stadiumin e ri “Loro Borici” të Shkodrës. Korçarët zhvilluan nga 25 Qershori deri në 7 Korrik një minifazë në Austri ku përgatiteshin për të luajtur në raundin e dytë eliminator të Championsit, por morën pushime të detyruara pas konfirmimit në KAS të vendimit të UEFA-s, që i përjashtonte nga pjesëmarrja në ndeshjet eliminatore të Champions League ku vendi i tyre u zu më pas nga Partizani.

Ndërkohë klubi ka qartësuar edhe situatën për sa i përket Tefik Osmanit. Mbrojtësi në fakt ka qenë në qendër të zërave të merkatos këto ditë, jo pa të drejtë duke qenë se konsiderohej si i fundmi i lojtarëve të Skënderbeut që ende nuk kishte rinovuar kontratën pas fushatës masive të zgjatjes së kontratave të para pak javëve në klubin korçar. E ardhmja e tij konsiderohej në dilemë, por klubi ka shuar spekulimet duke bërë të ditur në mënyrë befasuese se Tefik Osmani është futbollisti i parë që ka firmosur rinovimin dhe aktualisht është nën kontratë me Skënderbeun. Duket se klubi këtë herë ka zgjedhur armën e preferuar të vetë Osmanit, humorin për të bërë të ditur se futbollisti do të jetë pjesë e grupit edhe për sezonin e ardhshëm.

Kukësi
Nga ana tjetër, në stafin drejtues të Kukësit nuk ka asnjë ndryshim. Klubi verilindor nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare ka hedhur poshtë zërat se së fundmi ka patur ndryshime në stafin teknik të skuadrës. Pas eliminimit nga Austria e Vjenës në turin e dytë kualifikues të Europa League skuadra është lënë disa ditë pushim, por Kukësi do të rinisë përgatitjet për sezonin e ri në datën 29 të këtij muaji. Drejtuesit po punojnë në merkato për të afruar të tjerë lojtarë cilësorë në skuadër ndërsa janë duke rinvouar kontratat me disa prej titullarëve të sezoneve të fundit. Me trajnerin e ri Ernest Gjoka objektivi i parë i Kukësit është të fitojë Superkupën e Shqipërisë përballë Skënderbeut në 24 Gusht në Loro Borici.

Vata ka kritika për Kukësin
Rudi Vata mendon se Kukësi po gabon me zëvendësimin e shpeshtë të stafeve teknike. Në analizën që u bën verilindorëve për paraqitjen në Ligën e Evropës, ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare thekson se Kukësi nuk mund të bënte më shumë përballë një skuadre si Austria e Vjenës. “Kukësi e meritoi kalimin e turit të parë dhe kjo mendoj se ishte arritje e mirë për këtë klub, që po krijon një ecuri konstante në Kupat e Evropës, edhe pse ka vetëm katër vite që është në elitën e futbollit shqiptar.

Redaksia online
a.n shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur