Fjalët i lënë vendin fushës sot në orën 14:00 në stadiumin ‘Qemal Stafa’ në kryendeshjen e javës së 21 të Superligës me Partizanit dhe Skënderbeut. Sfida i gjen dy ekipet mes më të mirëve në kampionatin shqiptar të futbollit në renditje, por jo në garë për trofe.
E ndërsa Skënderbeu është në garë për të dy titujt kampion, në kampin e kuq është e kundërta, pasi pas eliminimit nga Kupa vëmendja u përqendrua te kampionati, por Skënderbeu siguroi një shkëputje të konsiderueshme pas ndalesave të Partizanit javët e fundit, pasi e nisi 2014 në mënyrën më të keqe, kulmi arriti në derbin me Tiranën, ku përpos faktit që e humbi, zbehu edhe shanset për të arritur të shpallet kampion.
Skënderbeu është shkëputur 10 pikë nga vendi i dytë që Partizani e ndanë me Laçin, por demat e kuq shpresojnë ende që mund të rihapin garën për titull, aq më tepër me trajnerin e ri, i cili po sjell një frymë të re. Në prag të ndeshjes, portugezi Sampaio shprehet optimist për të marrë tre pikët e plota, madje përmes spektaklit “Skënderbeu është kampioni në fuqi, ka lojtarë cilësor dhe janë një ekip kompakt. Misioni ynë mbetet i vështirë ,por jo i pamundur.
Përballë Skënderbeut kemi tre mungesa shumë të rëndësishme si Mazrekaj, Labinoti dhe Murati. Megjithatë ne do të bëjmë të gjithçka për të marrë tre pikët. Dua t’ju bëj thirrje të gjithë tifozëve që të na mbështesin në këtë përballje, pasi kemi shumë nevojë për përkrahjen e tyre në këtë momente, pasi spektakli nuk do të mungojë, përballë do të jenë dy ekipe cilësore” deklaroi ai. Ndërsa drejtori sportiv, Prodani tha se” Ndeshja është e fortë, por Partizani do të arrijë që të fitojë.
Jemi ende në garë për titullin kampion. Do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit’. Optimist u shpreh edhe futbollisti, Renato Hyshmeri “Skënderbeu është kampion, por kjo nuk na tremb aspak, do tentojmë fitoren me çdo kusht”. Në kampin kampion sytë janë te rikuperimi i Pejiç, i cili sipas burimeve do të jetë në fushë për Partizanin. Trajneri Josa dhe presidenti Takaj janë të bindur për një paraqitje pozitive që synon fitoren.
“Kemi bërë një edicion pozitiv, ç’ka na jep mundësinë që përballë Partizanit të luajmë të qetë dhe pa presion. Qëllimi është që të përsërisim ndeshjen e parë në Korçë, por jemi të ndërgjegjshëm që do të jetë më e vështirë. Grupi është gati, shpresoj që edhe Pejiç të jetë në fushë nga minuta e parë” tha tekniku. Presidentët Ardian Takaj dhe Gaz Demi kanë vendosur në dispozicion të fitores së ekipit të tyre edhe një premio speciale, e cila sipas dy stafeve do të deklarohet vetëm pak minuta përpara fillimit të ndeshjes.
Dylber Balla/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com