Skënderbeu toleron me Tiranën
divorcohet nga tifozët në stadium
2 humbje radhazi, 4 gola të pësuar dhe divorci me tifozerinë është kronika e dy ndeshjeve të fundit për ekipin e Skënderbeut, duke lënë pas shumë hije dyshimi për impenjimin në fushë.
2 humbje radhazi, 4 gola të pësuar dhe divorci me tifozerinë është kronika e dy ndeshjeve të fundit për ekipin e Skënderbeut, duke lënë pas shumë hije dyshimi për impenjimin në fushë. Pas Vllaznisë ka qenë radha e Tiranës për të fituar përballë kampionëve me rezultatin 2-3 mes një situate mjaft të tensionuar. 24 herë kampionët e vendit me dy mungesa mjaft të rëndësishme me historinë kundër arrijnë që të ‘surprizojnë’ Skënderbeun pas 14 vitesh në Korçë.
Si radhë herë, ose asnjëherë tjetër Skënderbeu dukej i hipnotizuar në fushë, pëson dy gola në pjesën e parë me Kahata 33’ dhe Morinën në 40’, duke sjellë reagimin e ashpër të tifozëve vendas që mblodhën banderolat dhe mbushën fushën me fishekëzjarre. Zemërimin e tyre nuk e ndali as tentative e kapitenit Shkëmbi për të negociuar, ndërsa në krahun tjetër filloi festa.
(Në foto: Momenti kur në fushë u hodhën fishekzjarret nga tifozat)Bardheblutë nga euforia dhe ofendimet në kor ndaj vendasve nisin të shkulin stolat e stadiumit. Në pjesën e dytë Pejic në të 55’ dhe 61’ ngushton shifrat, por Ndikumana 61′ kishte vulosur gjithçka duke shtuar akoma edhe më shumë zemërimin te tifozët, të cilët humbën betejën me ‘Fanatics’. Pas kësaj ndeshje Skënderbeut i cënohet besimi i tifozëve, teksa objektivi nuk e shqetëson, ndërsa Tirana ngjitet në 34 pikë.
PARTIZANI-BESA 1-0Partizani merr një tre pikësh me vlerë përballë ekipit të Besës së Kavajës në ‘Qemal Stafa’ pas fitores me rezultatin 1-0. Golin e fitores për ekipin e kuq e shënoi sulmuesi Migen Memelli në minutën e 61. Partizani zhvilloi një ndeshje të mirë, por rastet e krijuara nuk finalizoheshin saktë para portës duke humbur disa mundësi për thellimin e fitores. Me këtë fitore Partizani ngjitet në vendin e 3 me 44 pikë, 2 më pak se Kukësi, ndërsa Besa barazohet me Tiranën me 34 pikë duke rrezikuar qëndrimin.
KUKËSI-TEUTA 3-0Kukësi ashtu sikur pritej ka mundur ekipin e Teutës 3-0 duke forcuar pozitat në vendin e dytë që do të thotë ‘Evropë’. Me mendjen në ndeshjen e Kupës, durrsakët nuk pretendonin fitoren në Kukës duke ua bërë të lehtë misionin vendasve që shënuan plot tre herë.
Fillimisht shënoi Boja në minutën e 39 duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh. Ndërsa në të dytën një super gol i Cikalleshit dhe plotësimi i dopietës së Boja-s vulosën fitoren 3-0.
LAÇI-FLAMURTARI 0-1Polizoi Arbri shpëtoi Flamurtarin në minutën e fundit të ndeshjes duke e rikthyer te fitorja pas disa ndeshjesh, teksa Laçi mori humbjen e tretë radhazi duke u dorëzuar në luftën për vendin e dytë, pasi pozita është përkeqësuar. Ndeshja ka qenë e fortë me dyluftime të shumta dhe raste për gol, por eksperienca e kuqezinjve vendosi fatin e ndeshjes në fund.

(Foto gjatë ndeshjes Skënderbeu - Tirana)d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Deklarata e përbashkët për të mbështetur Ukrainën, Partia e Melonit nuk e nënshkruan
19 Shkurt, 11:07
-
Krujë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 45-vjeçari (EMRI)
19 Shkurt, 11:03
-
Goditja e grupit të drogës në Tiranë, një pjesë e të arrestuarve ishin taksistë, shpërndanin lëndën narkotike! Dozat shiteshin edhe me skuter elektrik
19 Shkurt, 10:48
-
'Arresti në burg' instrument për statistika penale? SPAK i përgjigjet PS-së me shifra: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne
19 Shkurt, 10:46
-
'O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do', Rama vijon me postimet për Bufin, kësaj radhe i tkurrur: Thaje kënetën me votë (VIDEO)
19 Shkurt, 10:43
-
Kapet hajduti i kasafortave në Tiranë, 57-vjeçari i dënuar më parë zbulohet pas 5 vjedhjeve (VIDEO)
19 Shkurt, 10:36
-
Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit: Do ngrihen seksione të posaçme në Prokurori për hetimin e krimeve elektorale, brenda 10 ditëve
19 Shkurt, 10:34
-
Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri-Spanjë/ Tre të arrestuarit në Vlorë vëzhgoheshin prej ditësh, kishin rolin e shpërndarjes së drogës në Romë
19 Shkurt, 10:29
-
Champions League/ Katër skuadra siguruan biletat për më tej, mësohen kundërshtarët e mundshëm të tyre në fazën e 1/8-ave
19 Shkurt, 10:28
-
Disfatë totale dhe eliminim, Berat Gjimshiti: Urime për Brugge, e vështirë të gjej fjalët
19 Shkurt, 10:12
-
Operacioni 'Blic 34'/ Goditja e rrjetit të shpërndarësve të drogës pranë shkollave në Tiranë, arrestohet në Tepelenë 27-vjeçari i shpallur në kërkim
19 Shkurt, 10:07
-
Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, tërhiqet nga gjykimi Ilirjana Olldashi! Çështja i kalon gjyqtarit Engert Pëllumbi
19 Shkurt, 09:53