Java e katërt e kategorisë superiore është mbyllur në Korcë me takimin Skënderbeu - Laci, e cila ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 3 - 0. Pavarësisht rezultatit të thellë, Skënderbeu nuk e ka pasur të lehtë. Ndeshja ka nisur në sulm për miqtë që kanë luajtur si të barabartë me vendasit, pavarësisht se ndeshja zhvillohej në Korcë.
Fillimisht rrezikon Laci me Nimanin, por nuk është shumë i qartë para portës, vendasit marrin frenat e lojës dhe shënojnë në minutën e 16' golin e para me mbrojtësin Bici duke fituar qetësinë. Me këtë rezultat do të mbyllej edhe pjesa e parë.
Lacianët nuk janë thyer deri tre minuta para fundit të kohës së rregullt, atëherë kur sulmuesi Sebino Plaku dyfishon rezultatin, pasi depërton me lehtësi në mbrojtje. Por korcarët e drejtuar nga Mirel Josa nuk mjafton me kaq, pasi në minutën e 2 shtesë trefishojnë rezultatin me sulmuesin kroat Pero Pejic. Fitorja e ngjit Skënderbeun në kuotën e 10 pikëve në krye të renditjes.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com