'S'ka bir nëne dhe bir k**ve', Rama: Batuta e Tahirit s'ishte presion e as mesazh i koduar

'S'ka bir nëne dhe bir k**ve', Rama: Batuta e Tahirit s'ishte presion e as mesazh i koduar

Kryeministri Edi Rama

“Nuk ka bir nënë dhe bir k**ve që të më pengojë mua që të bëj drejtësi”. Me këto fjalë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e mbylli prononcimin për mediat jashtë sallës së Kuvendit ditën e sotme, e cila bëri bujë në media.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama, deklaroi në studion e RealStory se kjo deklaratë e bëri për të qeshur, ndërsa sqaroi se nuk ishte presion dhe as kërcënim për të.  

“Për batutën s'kam koment. Që unë të kopjohem nga ata që janë rritur nën hijen time në një farë kuptimi ndodh shpesh. Nuk e di çfarë, nuk është anëtar i grupit të PS, është i lirë të bëjë të gjitha batutat që dëshiron. Ajo që dua të them është se ata që komentojnë, duan të bindin të tjerët për atë që mendojnë vetë. Mua kjo më bën për të qeshur. Që Saimir Tahiri më bën mua presion. Kjo më bën për të qeshur.

Unë e njoh mirë dhe e di mirë sesi funksionon, nuk është njeriu që përdor metoda, të cilat ata që i komentojnë i përdorin. Saliu, ai është një njeri që në karrierën e vetë ka patur mesazhe të koduara.

Pra nuk ka patur mesazh të koduar? Për mua jo, sepse unë e kam shumë të thjeshtë të kuptoj se kush janë burrat dhe birat në këtë rast. Unë nuk jam avokati i Tahirit.

Edi Rama, Kryeministër

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:44
Saimir Tahiri: Mos hidhni fall pse shkova në Kuvend, heshta 6 muaj, tani do flas

Saimir Tahiri tha mbrëmjen e sotme se s’mund të hidhet fall për arsyen pse ka shkuar ish-ministri në Kuvend apo arsyen nëse ka kërcënuar Edi Ramën apo jo me fjalët që lëshoi pas daljes nga salla e parlamentit. 

Ish-ministri i Brendshëm tha se kishte heshtur për gjashtë muaj me radhë gjatë kohës që ka qenë në hetim dhe se sipas tij, tani është momenti që ai të flasë.

“S’mund të hidhni fall për arsyen pse kam shkuar unë në Kuvend apo arsyen nëse kam kërcënuar unë Edi Ramën apo jo. E para nuk e kam në kulturë të kërcënoj, kam gjithë të drejtën time të flas në Parlament për gjithçka kanë thënë për mua 6 muaj që s’kam qenë në Parlament, kam dëgjuar këdo tjetër që më ka bërë gjyqin moral. Unë këtë nuk e pranoj. Për hir të respektit ndaj sistemit të drejtësisë, meqë unë sot jam në hetim, për hir të parimeve të mia…
Jam i bindur që sado ta interpretoni ju, këtë që thashë unë sot, e thonë njerëzit më shumë. Ka mbi 30 vite që bir nënash vuajnë nga qeverisja e bij kurvave. Në 4 vjet kam bërë maksimumin tim me shpirt, edhe mund të kem gabuar. Mos i jepni rrugë mediokritetit duke dalë atje dhe duke thënë çdo lloj gjëje.

Kryeministri dhe ministri i Brendshëm sot mund ta konsiderojnë si të duan. Katër vite kur kam qenë unë në detyrë, kultivim hashashi ka qenë më pak se 1 vit i Berishës. Mua nuk më intereson askush dhe asgjë përveç të vërtetës. Shpresoj të vijë dita të mbyllet dhe të dalë e vërteta ime. Unë kam heshtur dhe i kam lënë rrugë drejtësisë”, tha ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një lidhje telefonike në emisionin “Opinion”. 

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dasho I patredhur: 20/04/2018 03:32

    Ik o mash trues nuk ta mban ta raportosh Binjakun tend Edi Rama

    Përgjigju
  • I pervutshmi: 19/04/2018 22:59

    E ka ble Iliri. Ashtu sic blen ti te lsi.

    Përgjigju
    • konjak: 20/04/2018 12:17

      Jeni ne te drejten tuaj .Nga populli ,s'besoj te kene dicka personale me ju ;Ne parim edhe mundet .Ishit shume i ri ,per minister i brendshem,edhe mund te perdoreshit ,nga rrufianet politik.Sa per prodhimin e droges ,do benit mir te mos jepni satistika.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”

Më 24 dhjetor në Tiranë mbrëmje festive për Krishtlindje! Muzikë festive, koncert në 19:00 në sheshin “Skënderbej”