Të dielën Vllaznia do të luajë ndeshjen e javës së 13 të Superligës kundër Teutës, një skuadre e cila javët e fundit ka humbur terren në klasifikim. Gjithsesi situata te shkodranët nuk paraqitet shumë pozitive, pasi aktualisht renditen në vendin e tetë, ç’ka do të thoshte se në rast se sot përfundonte kampionati ata do të luanin në ‘play-of’.
Në prag të takimit, trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz, i cili edhe këtë ndeshje nuk do të jetë në pankinë por në tribunë, fillimisht është i mendimit se skuadrat nga i pari e deri në fund nuk kanë diferenca.
Jonuz: “E para që dua të them është se nga vendi I parë që është Partizani, e deri te pozicioni ku jemi ne nuk ka ndodnjë diferencë për tu theksuar. Teutën e njoh mirë dhe dua të them se në ndeshjen e parë kemi marë pikë edhe më 10 lojtarë. Jemi përgatitur maksimalisht dhe kam marrë garancinë nga lojtarët që nga sot e deri në fund të fazës së dytë do të bëjmë të paumndurën për të marrë sa më shumë pikë.”
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës ishte parashikuar të luhej të shtunën, por u shty me 24 orë, ndërkohë që java e 13 e Superligës do të mbyllet me një tjetër sfidë të spostuar, Partizani-Laçi, që luhet në Elbasan të hënën.