Detaje pafund vijojnë të dalin në skenë pas derbit Atletico Madrid-Real Madrid ku skuadra e Simeones fitoi me rezultatin 2-1. Pas ndeshjes nga Reali kanë shpërthyer akuza të forta, me protagonist Jose Mourinho i cili ka lënë të kuptohet se ‘arbitrat janë paguar nga rivalët’. Qëndrim mbajti edhe klubi ‘galaktik’ ndaj arbitrave edhe për faktin se kartoni i kuq i Hujsen ndikoi shumë në rezultat. Megjithatë pretendimet për arbitrat shkojnë përtej kësaj.
Mediat në Spanjë kanë zbuluar edhe fjalët e thëna pas një përplasje në fushë mes Jude Bellingham të Realit dhe Cuti Romero-s të Atletico-s. Dyshja në fjalë ka rikthyer në vëmendje edhe gjysmëfinalen e Botërorit mes Anglisë dhe Argjentinës ku amerikano-latinët përmbysin 1-2 dhe prenë biletën e finales.
‘Je si një fëmijë që qan,’-raportohet të ketë thënë fillimisht Bellingham. I menjëhershëm reagimi i Romero-s: “Qaj, qaj… se ke qarë njëherë atje (i referohet gjysmëfinales së Botërorit ku Argjentina përmbysi Anglinë’. ‘Kur ke Messi-n afër flet si shumë … tani zero,’-replikon Bellingham. Romero nuk e lë me kaq: ‘qaj, qaj, qaj… hesht! Mos fol’.










Komente
Komento