Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, është shprehur se Shqipërisë i duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë, si dhe asistentë ligjorë për ta. Komentet Gonzato i bëri në aktivitetin KONFERENCA KOMBËTARE "Cilësia e Drejtësisë në Shqipëri", ku u mblodhën sëbashku gjyqtarë të të gjitha niveleve, përfaqësues të institucioneve të qeverisjes së gjyqësorit dhe prokurorisë, profesionistë të fushës juridike, ekspertë të shoqërisë civile dhe partnerë ndërkombëtarë, për të diskutuar se si një praktikë gjyqësore koherente dhe e aksesueshme mund të forcojë cilësinë e drejtësisë në Shqipëri.
Gonzato tha gjithashtu se gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri po përballen me sfida të vështira këto kohë, pasi sipas tij, ata janë të detyruar që të punojnë nën presion dhe me një numër të madh dosjesh. Gonzato bëri thirrje që këshillat të vijojnë shumë shpejt me vlerësimet dhe emërimet e nevojshme të gjyqtarëve, prokurorëve dhe asistentëve të tyre ligjorë, në mënyrë që puna në sistemin e drejtësisë të vazhdojë normalisht.
“I kuptoj sfidat që kanë gjyqatarët. E di që nuk është e lehtë që të punosh nën trysni e presion, në një stok të madh dosjesh. Këto sfida kërojnë zgjidhje. Na duhen më shumë gjyqtarë e prokurorë të mbështetur nga një numër këshilltarësh dhe asistentësh ligjorë. Si hap fillestar të gjitha vendet e lira duhet të plotësohen.
Kjo do të thotë se këshillat duhet të vijojnë shumë shpejt me vlerësimet dhe emërimet e nevojshme. Nuk ka kohë për të humbur. Numrat duhet të rriten për të mbështetur më shumë gjyqtarët në punën e tyre të përditshme.
Është shumë e thjeshtë pra. Gjykatat duke pasur të gjithë gjyqtarët në detyrë me asistentët ligjorë përkatës, funksionojnë me mirë. Gjykata e lartë është një shembull i qartë për këtë”, tha mes të tjerash Gonzato.
Lajmi kryesor:
Drejtësia/ Gonzato: Dosjet stok, plotësoni vakancat! Rusi: Grup pune për shtimin e magjistratëve! Sadushi: Cilësia matet me vendime të mira, jo numra











