Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Burime nga mediat kosovare bëjnë me dije se takimi i radhës do të mbahet më 18 mars. Pas pak në një konferencë për media për të folur për takimin, pritet të dalë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Lajmi kryesor:
S'ka marrëveshje në Bruksel, por 'plani franko-gjerman' pranohet nga palët! Borrell: Zhvillim i madh! Vuçiç: Kosova s’pranon Asosacionin! Kurti: Serbia s’ishte e gatshme të firmoste








