Për herë të parë në Shqipëri kufizohen pagesat me para në dorë për qytetarët. Ligji i ri i “Procedurave Tatimore” i miratuar më 12 dhjetor të 2025-ës në parlament, i ka nisur efektet e tij prej 1 janarit të këtij viti.
Qytetarët nuk do të lejohen të bëjnë pagesa më të larta se 500 mijë lekë në muaj me para cash. Pra, për çdo blerje që e kalon këtë vlerë, qytetarët do të jenë të detyruar të paguajnë me kartën elektronik të bankës. Kufizimi i pagesave me cash, është kërkuar prej vitesh nga bankat, por që u bë pjesë e paketës fiskale të 2026-ës, edhe pse vlera 5 mijë euro, e caktuar si limit është kontestuar nga bankat si shumë e lartë në raport me pagën mesatare të vendit që është 830 euro.
Gjithashtu ulet edhe tavani për gjendjen e cash-it për bizneset. Nga 1500 euro që ishte, nga 1 janari 2026 subjektet s’do bëjnë pagesa me para fizike mbi 1000 euro. Pra marrim shembull, nëse një lokal do të blejë furnizime në një x magazinë shumice (pra në një tjetër biznes), i lejohet të paguajë cash deri në 1 mijë. Mbi këtë vlerë, duhet të bëjë pagesë me kartë.
Po ashtu të gjitha subjektet në sektorin e strukturave akomoduese, në sektorin e transportit dhe institucionet publike brenda qershorit duhet të kenë instaluar një formë alternative për të kryer pagesa elektronike.
Këto kufizime janë ndërmarrë për të reduktuar qarkullimin e lartë të parasë jashtë bankave, pasi është e pakontrolluar, ka kosto të shumta për ekonominë pasi rrit hapësirat për informalitet, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave dhe gati të pamundur verifikimin e burimit nga u gjeneruan këto të ardhura.
Qeveria është zotuar që deri në 2030-ën do ta kthejë vendin në një ekonomi pa cash, me synim që pagesat të jenë tërësisht elektronike.
Deri në fund të 2025-ës shifrat tregojnë se pagesat për mallra e shërbime janë bërë masivisht me para në dorë. Gati 467.3 miliardë lekë (mbi 4.6 mld euro) qarkullonin jashtë bankave në fund të nëntorit thotë Banka e Shqipërisë, me rritje prej 43.8 miliardë lekë në raport me vitin 2024.
Komente













Po kur pensioni është mbi 50.000 lekë di do paguhet?
PërgjigjuPo kur pensioni është mbi 50.000 lekë si do paguhet? Lutemi na jepni përgjigje. Respekte.
PërgjigjuBëhet fjalë për 5 milionë lekë të vjetra
E vodhet,e droguat,e kriminalizuat shqiperine 13 vite dhe tani po beni gjoja gjoja po mendoni per vendin
PërgjigjuQeveria eshte zotuar qe deri ne 2030 t'a beje Shqiperine nje nje ekonomi pa cash,thuhet ne artikull.Dikur ishim vendi i pare ateist,tani synojme te jemi te paret pa cash.Pse duhet te jemi perhere /te paret/ per marrezira?! Po te kishin shumica e shqipove 5000-euro cash ne xhep,nuk do t'a linte kush vendin e te ikte ne emigracion.Informalitetin me te madh e shkakton mosdeklarimi i sakte i pagave,fitimeve e mbi te gjitha,bumi i ind.te ndertimit,lejet per kulla,pallate rezorte ku lahet paraja e krimit.Sa here degjojme per sekuestrimet e SPAK-ut te pasurive vene me krime,shumica jane ne real estates-pallate,rezorte,apartamente,lokale,troje,toka bujqesore.
PërgjigjuKur të kalojnë komplet me kartë pagesat do të shohësh që përqindja e bankave do të shkojë nga 2% në 20%. P.sh. nëse tani blen diçka 10.000 lekë me gjithë komision ajo blerje ka shkuar në 10.200 lekë. Kurse me 20% me gjithë komision shkon 12.000 lekë ajo blerje. Hajde blej pastaj...
Sot nje smartphone telefon kushton deri 1800€ (iPhone 17 ose 18-ta neser ) kjo vjen nga inflacioni ndaj duhet te rritet kjo shume deri ne 3000€ cash jo deri ne 1000€ ! Ligj komplet budalla i bere nga Zegjineja me shoqe ahah
PërgjigjuTa gezoj kushdo qe do ta blej por ta blej me karte banke dhe jo kesh…Eshte shume e thjeshte
E ke kuptu dhe intepetruar fiks si nzeqineja... ligji asht mirrë. Biznesi e ka 1000 eu kurse qytetari deri 5000 eu... sepse biznesi duhet të jetë më i kontrolluar se qytetari... Dhe asnji biznes nuk jep fatur tatimore duke fillu nga marketi lagjes e përfundu tek restorantet e lluksit....