S'ka pajtim mes KESH e Gazment Bardhit! Deputeti demokrat sërish në gjyq për shpifje

S'ka pajtim mes KESH e Gazment Bardhit! Deputeti demokrat sërish në gjyq për shpifje

Gazment Bardhi

Gazment Bardhi do të jetë sërish në gjyq për shpifje dhe fyerje. I paditur nga KESH, në seancën e kësaj të enjteje nuk është gjetur pajtimi dhe çështja do të shkojë në gjykim me prokuror.

Avokatët e Korporatës Energjetike Shqiptare kërkuan që Bardhi të përgënjeshtrojë por avokatët e kreut të grupit demokrat refuzuan. Në këto kushte është caktuar që çështja të kalojë për gjykim më 2 prill, informon gazetarja e Report Tv Keti Banushi.

Bardhi është paditur në lidhje me deklaratat dhe akuzat e tij për abuzime në miliona euro me procedurat e shitblerjes së energjisë. Çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda.

 

 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Mars, 18:47

    Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?



×

Lajmi i fundit

Programi i PS-së për mandatin e katërt/ Brenda 2025 hyn në funksion Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut ​​​​​​​

Programi i PS-së për mandatin e katërt/ Brenda 2025 hyn në funksion Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut ​​​​​​​