S'ka protestë të futbollistëve nesër para kryeministrisë, policia nuk miraton lejen! Liga profesioniste: Shtyhet për më 17 tetor

S'ka protestë të futbollistëve nesër para kryeministrisë, policia nuk miraton lejen! Liga profesioniste: Shtyhet për më 17 tetor

Edvin Libohova, Presidenti i Liges Profesioniste te Futbollit

Nesër pra të shtunën e 10 tetorit nuk do të ketë protestë të futbollistëve dhe aktorëve të futbollit para kryeministrisë ashtu sic ishte paralajmëruar ditë më parë.

Të kontaktuar nga Report Tv drejtuesit e Ligës profesioniste të futbollit, Presidenti Edvin Libohova bën me dije se nesër nuk do të ketë protestë dhe se ajo është shtyrë për të shtunën e ardhshme më 17 tetor.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Ligës Dritan Kadia na ka zbuluar se protesta neser nuk do të zhvillohet pasi nuk është miratuar leja për shkak të situatës me Covid. Ditë më parë Liga profesioniste e futbollit paralajmëroi një protestë të madhe të gjithë komunitetit të futbollit përpara kryeministrisë në mënyrë që të tërhiqnin vëmendjen për plotësimin e 4 kërkesave me karakter ekonomik ku primar është ligji i sponsorizimeve.

Klubet e Kategorisë Superiore që janë pjesë e Ligës kanë bojkotuar kampionatin e futbollit deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Në Shqipëri nuk po luhet futboll zyrtar prej muajsh për shkak të bojkotit me kampionatin që ishte parashikuar të niste më 12 shtator.

Palët pra qeveria dhe Liga kanë zhvilluar takime zyrtare dhe informale por ende nuk është gjetur një zgjidhje që kampionati të nisë. Liga ka protestuar edhe në mënyrë simblolike duke u paraqitur skudrat në fushë por jo duke luajtur. Ndërsa protesta e parashikuar për nesër para kryeministrisë në bulevard nuk do të zhvillohet, sipas Ligës ajo është shtyrë me një javë por të hënën do mësohen edhe hapat e radhës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andrea: 10/10/2020 11:24

    nuk eshte e nevojshme per te kerkuar leje per proteste. poshte komunizmi

    Përgjigju
  • sifi: 09/10/2020 18:21

    Proteste politike e Dukes me bekimin e nje pjese opozitare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja