Real Madrid u rikthye sot te fitorja, duke lënë pas humbjet dhe shkarkimin e Alonso-s, por vërshëllima të mëdha ka patur nga tifozët në Bernabeu për benjaminët e tyre. Fillimisht janë dërgjuar vërshëllima të mëdha për Vinicius Junior dhe Jude Bellingham, por më pas edhe për të gjithë ekipin.

Jo vetëm kaq, por gjatë ndeshjes ka patur pankarta dhe thirrje ‘Dorëhiqu Florentino’, referuar presidentit Perez. Situata te Real Madrid është më e rënduara pas largimit të Xabi Alonso-s. E gjitha vjen pas humbjes së finales së Superkupës në El Clasico kundër Barcelonës, por edhe për shkak të eliminimit në Kupë nga Albacete, një skuadër e cila lufton për mbijetesë në kategorinë e dytë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Real Madridi bën autokritikë, fiton 2-0 kundër Levantes në debutimin e Arbeloas në 'Bernabeu'! Tifozët fërshëllejnë lojtarët, veçojnë Mbappe