SPANJË - Pas humbjes në finalen e Superkupës kundër Barcelonës që solli shkarkimin e trajnerit Xabi Alonso dhe humbjen e hidhur 3-2 kundër Albacetes në debutimin e Alvaro Arbeloas, që solli eliminimin nga Kupa e Mbretit, Real Madridi bëri autokritikë dhe fitoi këtë të shtunë 2-0 kundër Levantes në "Bernabeu" për raundin e 20-të të La Ligas.  

Klima e tensionuar te "Los Blancos" u pa që në futjen e futbollistëve në fushë, me tifozët që fërshëllyen futbollistët e tyre edhe gjatë thirrjes së emrave, por veçuan Mbappe, i cili doli dukshëm kundër shkarkimit të Xabi Alonsos.

Francezi u rikthye titullar pas 27 ditësh (edhe nga dëmtimi) dhe ishte deçiziv në fushë. Megjithëse pjesa e parë u mbyll pa gola, Mbappe do kalonte madrilenët në epërsi në minutën e 58-të nga pika e bardhë e 11 metërshit. Shtatë minuta më vonë Guler asistoi për Asencion i cili shënoi golin e dytë dhe të qetësisë.

Me këtë sukses Alvaro Arbeloa siguroi tri pikët e para në stolin e Real Madrid. Tanimë "Galaktikët" me 48 pikë janë në ndjekje të Barçës kryesuese (49), por katalanasit kanë një ndeshje më pak, atë kundër Real Sociedad në udhëtim e cila luhet nesër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:13
S’ka qetësi në ‘Bernabeu’, lumë vërshëllimash nga tifozët vendas për Vinicius me shokë: Perez, dorëhiqu! (VIDEO)

Real Madrid u rikthye sot te fitorja, duke lënë pas humbjet dhe shkarkimin e Alonso-s, por vërshëllima të mëdha ka patur nga tifozët në Bernabeu për benjaminët e tyre. Fillimisht janë dërgjuar vërshëllima të mëdha për Vinicius Junior dhe Jude Bellingham, por më pas edhe për të gjithë ekipin.

Jo vetëm kaq, por gjatë ndeshjes ka patur pankarta dhe thirrje ‘Dorëhiqu Florentino’, referuar presidentit Perez. Situata te Real Madrid është më e rënduara pas largimit të Xabi Alonso-s. E gjitha vjen pas humbjes së finales së Superkupës në El Clasico kundër Barcelonës, por edhe për shkak të eliminimit në Kupë nga Albacete, një skuadër e cila lufton për mbijetesë në kategorinë e dytë.

S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çoti: 18/01/2026 06:30

    Autokritike me penallti, me vendin e parafundit! Hallall!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 6 Shkurt, 23:06

    Kushtetuesja rrëzon Ramën dhe Balluku pezullohet, jeni dakord me vendimin?