S'ka shans të pengohen votimet! Lleshaj-policisë: Pas 15 qershorit jeni përgjegjës për cdo bimë kanabis (5 porositë)

TIRANE- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi sot se Prefektët dhe Policia e Shtetit në cdo qark kanë detyrë mbarëvajtjen për organizimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ndërsa duke iu referuar paralajmërimit të opozitës për bllokimin e procesit, u shpreh se një gjë e tillë nuk asnjë shans që të ndodhë. "Vendi është pothuajse i futur në fushatë, të gjitha agjencitë ligjzbatuese kanë detyra për një proces zgjedhor sikur e kërkon ligji. Zhvillimi i zgjedhjeve në prag të vendimmarrjeve së rëndësishme për vendin. Ka përpjekje për të krijuar vështirësi për zhvillimin e procesit. Të gjitha strukturat, prefektët të koordinojnë institucionet me qëllim që të ofrohen të gjitha mundësitë që qytetarët të kenë mundësi të shprehin të drejtën për të votuar. Lista e plotë e përgjegjësive që ligji u jep prefektëve me hartimin, publikimin e listave, njoftimin e qytetarëve që procesi të zhvillohet sikur e kërkon ligji, i drejtë i barabartë dhe pa asnjë problem dhe asnjë incident. Përgjegjësi ka edhe policia, që duhet të krijojë mjedis të sigurt, që të realizohet kjo cdo drejtues i policisë duhet të jetë i angazhuar dhe i motivuar që procesi të zhvillohet si duhet. Policia është jashtë palëve. Janë disa detyra, policia është aty për të bërë detyrën e pa përfshirë me partitë dhe diskutimin politik. Askush nuk mund të cënojë procesin, janë e drejtë e qytetarëve. Dita e zgjedhjeve, askush nuk duhet të ketë të drejtë, mundësi apo shans që të prekë integritetin e një procesi që është thelbi i demokracisë së vendit" deklaroi ai.

Gjatë takimit me anëtarët e Task Forcës Qendrore, Prefektët, Drejtorët e Policive Vendore, Drejtorët e Kufirit dhe përfaqësues nga Task Forcat Vendore, Lleshaj theksoi se puna e tyre në luftën kundër kanabisit do të matet me rezultate konkrete. Lleshaj u tha drejtuesve të policisë se cdo fidan kanabis i kapur para 15 qershorit është meritë e tyre, ndërsa pas kësaj date përgjegjësia do të jetë e gjitha e tyre."Çdo fidan që kapet në Shqipëri deri në 15 qershor është meritë e juaja, drejtuesve të policisë, cfarë kapet pas 15 qershorit, është përgjegjësi e secilit prej jush e drejtpërdrejtë. Kjo datë ndanë përgjegjësinë dhe në funksion të kësaj detyre duhet të organizohet puna në nivel vendor dhe qendror. Taks Forca drejtohet nga Rovena Voda.  Nga Sot e në vijim duhet ritëm i lartë pune, takimesh dhe kontrollesh". 

1557388737_lleshaj7.jpg

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte lufta kundër krimit, ku ministri theksoi se puna do të matet me uljen e numrit të personave që janë në kërkim. "Lufta kundër krimit të organizuar, kërkohet angazhimi i të gjitha strukturave për të thelluar punën që vendi të plotësojë të gjitha parametrat e sigurisë, që janë detyrim i joni. Janë edhe detyrim edh enë kuadër të integrimit europian. Në fushën e krimit të organizuar janë prioritete të rëndësishme, kapja e personave në kërkim, trashëgojmë  një listë të gjatë të personave që i janë shmnagur drejtësisë, janë qindra persona në harkun e 2-3 dekadave. Lista e kalon rendin e treshifrorëve, prioritet i madh është ulja e kësaj liste, që ju e keni në dorë me emra konkretë, që kërkohet të ulet me ritëm të lartë. Puna juaj matet me emra konkretë sa zbret kjo listë".

Goditja e grupeve që trafikojnë emigrantët nga lindja drejt vendeve të BE-së duke përdorur Shqipërinë si trampolinë dhe ndalimi i azilkërkuesve ishin dy pikat e tjera që Lleshaj kërkoi rezultate konkrete. "Një tjetër cështje e rëndësishme është menaxhimi i kufirit. Shqipëria është bërë adresë për një fluks emigrantësh që lëviznin drejt BE-së. Pas fluksese funksionojnë rrjete kriminale. Nuk na vlejnë emigrantët e kapur, por drejtuesit e grupeve kriminale.  Nuk e masim suksesin sa emigrantë u kapën në Babrru apo tjetër, por numri i personave të përfshirë në këtë fenomen.Edhe fluksi i qytetarëve në dalje. Numri i azilkërkuesve është ulur. Kjo cështje është me pasoja për integrimit e vendit nëse kjo cështje nuk shkon në zero" përfundoi ai.

Fjala e plotë e ministrit Sandër Lleshaj

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lame: 09/05/2019 11:35

    Ky pseudo minister eshte i njohur per retorike llafesh. Porse nuk e mat mire peshen e tyre. I turret policise duke u kujtuar ligjin per mos nderhyrje apo ndikim ne aktivitetin politik, dhe nga ana tjeter instrukton ato kunder opozites. Per kanabisin, e rrit presionin per nr.rrenje te kapur (jo parandalim kultivimi) dhe kercenon me masa represive (dmth heqje nga puna apo levizje) nje taktike e njohur e tij. Jo z. Minister, pergjegjesia nuk eshte e te gjithe policeve. Nese do, ti drejtohet kreut te policise, qe ne rast deshtimi pas 15 qershorit ose te jap doreheqje ose te kerkoje shkarkimin, si prerogative e ministrit. Nqs e di apo njeh ligjin (gje qe nga duket asgje nuk dika). Trafikantet e èmigranteve nga lindja? Ajo e mesme apo Europa lindore? Mbase e Mesme, por nje minister nuk mund te beje gabime a lapse te tilla. Pas emigranteve nuk qendrojne rrjetet kriminale, por luftrat, problemet serioze dhe jeta e veshtire ne vendet origjine. Trafikantet ofrojne "sherbime transporti" dhe lehtesi per kalime ilegale kufiri. Mbase ministri duhet te beje ndonje kurs intensiv (jo ne academine e policise, se me nder eshte per polica) jashte vendit gje per te cilen shquhet dhe ka experience.

    Përgjigju
  • CaBone: 09/05/2019 10:36

    Respekte Z. Minister, ashtu jepja turinjve atyre qe mendojn se mund te bejn ca te den ne ate vend. Dhe le te bejn prov te prekin procesin zgjedhor analfabetet e Lulit dhe Moniqes po paten bith.

    Përgjigju
  • Mire: 09/05/2019 10:16

    Bravo lleshaj aty qendro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari