Këshilli Kombëtar i PD miraton strukturën që do mbrojë rendin demokratik në 61 bashki, më 30 qershor (E PLOTE)

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë u mblodh pasditen e sotme ku mori disa vendime. Opozita angazhohet që të mos lejojë zhvillimin e zgjedhjeve në 30 Qershor, të cilat Meta i anuloi, por Rama shprehet i vendosur që do të bëhen. 

Në këtë situatë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi formimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal, sipas tyre një bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend. Sipas njoftimit nga PD-ja, aleanca angazhohet për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Këshilli Kombëtar u ka lënë afat degëve të Partisë Demokratike në bashkëpunim me partitë e tjera të opozitës së bashkuar që, brenda datës 15 Qershor 2019, të formojnë Aleancat Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel lokal, në 61 bashkitë e vendit.

Presidenti Meta anuloi datën e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, por kryeministri Edi Rama u shpreh sot sërish i vendosur se zgjedhjet do të bëhen në datën e përcaktuar, pra 30 qershor, ndërsa opozita përgatitet për t'i penguar.

VENDIMET E PLOTE TE KESHILLIT KOMBETAR TE PD-se
MBI QENDRIMIN E PARTISË DEMOKRATIKE PËR THELLIMIN E KRIZËS POLITIKE, KUSHTETUESE DHE INSTITUCIONALE NË SHQIPËRI

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i mbledhur më datë 11 Qershor 2019,

VLERËSON SE NË KUSHTET KUR:

(I)  Është provuar para shqiptarëve dhe mbarë botës se qeveria është produkt i vjedhjes së zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar, siç dëshmojnë dosjet në Prokurori dhe përgjimet e bëra publike në median ndërkombëtare, të cilat vërtetojnë krimin elektoral, si dhe marrëveshjen para dhe pas elektorale, midis drejtuesve të lartë të Partisë Socialiste dhe grupeve më të rrezikshme kriminale në vend;

(II)  Edi Rama po rrezikon seriozisht stabilitetin demokratik të vendit dhe themelet e demokracisë, duke tentuar, së fundmi, organizimin e një grushti shteti ndaj zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nëpërmjet vijimit të një farse elektorale, që synon marrjen me dhunë të pushtetit dhe eleminimin e pluralizimit politik;

(III) Edi Rama ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese, ka asgjesuar Gjykatën e Lartë, ka asgjesuar Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën kontroll organet e reja të drejtësisë, përdor si instrumenta politikë kundër kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve të lirë e të ndershëm Policinë dhe Shërbimin Informativ, përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;  

(IV)Qeveria e dalë nga zgjedhje të deformuara dhe të diktuara nga bashkëpunimi me krimin e organizuar, ka krijuar një situatë të paprecedentë të krizës ekonomike, emigracionit masiv kombëtar dhe gjendje katastrofale të mjerimit social;

(V)Qeverisja ka degraduar në nivele të paprecedenta korrupsioni, me grabitje qindra milionë euro nga paratë e qytetarëve, me koncesione dhe vepra korruptive, si Kullat tek “Teatri Kombëtar”, Unaza e Re, rruga Milot-Balldren, rruga Orikum-Dukat, rruga e Arbrit, koncesionet në shëndetësi, inceneratorë etj.

DUKE MBAJTUR NË KONSIDERATË:

·     Vendimin nr. 20/1, datë 18.04.2019 të Këshillit Kombëtar, ku përcaktohet se: “Në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale, të organizuar nga Qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista të tyre, shkatërrimtare për demokracinë dhe zgjedhjet e lira.”.

·     Krizën e rëndë politike në vend, që nuk mundëson standardet demokratike minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

·     Situatën e re politike të krijuar pas anulimit kushtetues të datës së zgjedhjeve lokale në vend, dhe qëndrimin e Edi Ramës se do të shkojë në zgjedhje pavarësisht këtij fakti.

Në mbështetje të nenit 49 dhe 50 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe në vijim të vendimit nr. 20, datë 20.02.2019 dhe nr. 20/1, datë 18.04.2019 të Këshillit Kombëtar, nё mbledhjen e datës 11/06/2019,

KËSHILLI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

VENDOSI:

1.Formimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal, si një bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe do të angazhohet për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

2. Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë do të angazhohet gjithashtu, që, përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, të hartojë një platformë të ndryshimeve të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore për t’i dhënë fund, përgjithmonë, modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjithë pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze, me qëllim që të vendosë standardet europiane të demokracisë, shtetit të së drejtës, lirive ekonomike e mundësive për të gjithë dhe mbështetjes sociale për shtresat në nevojë. 

3. Degët e Partisë Demokratike në bashkëpunim me partitë e tjera të Opozitës së Bashkuar, janë përgjegjëse që, brenda datës 15 Qershor 2019, të formojnë Aleancat Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel lokal, në 61 bashkitë e vendit. Ato duhet të fillojnë menjëherë procesin e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend,si dhe planin e masave që duhet të ndërmerren nё terren për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

4.Degët e Partisë Demokratike të fillojnë menjëherë procesin e kontaktimit të intelektualëve, pedagogëve, studentëve, shoqërisë civile, sipërmarrjes dhe faktorëve të tjerë ekonomiko-socialë në zonat e tyre, për t’i ftuar që të bëhen pjesë e Aleancës në nivel bashkiak.

5. Ngarkohet Kryetari i Partisë dhe Sekretari i Përgjithshëm që të ndjekë zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 12/06/2019 20:09

    Lul po vepron kunder kushtetutes dhe do marresh pergjigjen nga shteti.Demokracine dhe rendin kushtetues e sigurojne agjensite ligjzbatuese dhe jo grupet qe krijoni ju. Zullumi po trashet por shteti ka ligje .

    Përgjigju
  • robi: 12/06/2019 13:29

    Mos do te krijojne regjimente me uniformat kafe si ne vitet 30 qe vendosnin rregull ne Gjermani ( naten i digjnin dhe i vidhnin dyqanet e lulelakres ndersa diten shkonin tek tregtaret dhe ju ofronin mbeshtetje totale), dhe ka mundesi se komandanti i naziskineve te Mamurasit Flamur Herman Geringu te jete ne krye te shtabit te alenaces qytetare me Sahit Dollap Molotovin dhe Sali Lushe kryeperbindeshin e shqiperise,,,,ne mbeshtetje te tyre do jene dhe lristat naziskine te haremit famekeq te Jales si dhe sharebajgat e leshitlikes, Kejdi dhembcakallja dhe Nora ... dhe Edhjet Brahimkari

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP LEKA [ KEPI ]: 12/06/2019 07:23

    O lyl kamarjeri o debili ler. 7×7=42 nuk bojn 42 po bojn 49. Pra dhe zgjedhjet do bohen e ti të hidhesh përpjet. Ti ske kellqe të ndalosh popullin Shqiptar të votoi provoje e shife sa të vlen lëkura. Pty rac muti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja