'Zgjedhjet lokale më 30 qershor'/ Basha i përgjigjet Ramës: E sigurt! Do të ketë zgjedhje të parakohshme

'Zgjedhjet lokale më 30 qershor'/ Basha i përgjigjet Ramës: E sigurt! Do të ketë zgjedhje të parakohshme

Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, që deklaroi se pavarësisht dekretit të Presidentit Meta, zgjedhjet lokale do të zhvillohen në datë 30 Qershor. Nga Këshillit Kombëtar i PD-së, që u mblodh për të diskutuar situatën politike dhe aksionin opozitar pas dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve, Basha u shpreh me siguri se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Është e sigurt që do të ketë zgjedhje të parakohshme. Është e sigurt, është beteja jonë. Detyra jonë është që ta bëjmë bashkë me shqiptarët. Ne ia dolëm që të ndalojmë procesin fals dhe kriminal të 30 qershorit. Tashmë është e qartë që nuk do ketë zgjedhje lokale pa opozitën. Zgjedhjet pa dekret presidenti nuk janë zgjedhje dhe se zgjedhjet pa opozitën nuk janë zgjedhje" tha ai.

Lideri i opozitës u kërkoi anëtarëve të forumit më të lartë politik vendimmarrës të Partisë Demokratike që gjatë gjithë kësaj kohe të rrisin angazhimin publik qytetar në nivelin më maksimal. “Ne duhet të jemi gati të bëjmë detyrën tonë për të mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues dhe për të mos pranuar asnjë proces votimi fallco, në shkelje dhe dhunim të Kushtetutës” u shpreh Basha duke nënkuptuar aksionin opozitar për të bllokuar procesin nëse do të ketë zgjedhje në 30 qershor.

Basha mësohet të ketë deklaruar se objektivi kryesor i PD-së dhe i opozitës së bashkuar është largimi i kryeministrit Edi Rama, si mënyra e vetme për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të PD, sipas burimeve nga selia blu, Basha siguroi edhe njëherë demokratët se nuk do të ketë marrëveshje me Ramën si në 2017 duke e cilësuar çmenduri uljen në një tavolinë me kreun e qeverisë aktuale.

Nuk ka asnjë negociatë me Edi Ramën. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pazar me Edi Ramën. Nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës. Ka dy gjëra që duhet t’i dini qartësisht. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm i yni. Kjo nuk ka ndryshuar. Dalja para drejtësisë e të gjithë atyre që vodhën votat tona, votat e shqiptarëve është kusht i panegociueshëm.

Ne nuk dolëm nga Kuvendi për të bërë pazar. Ne nuk bojkotuam zgjedhjet lokale për të bërë pazar. Ne nuk kemi shpallur largimin e Ramës për t’u ulur me të në tavolinë. Do të ishte çmenduri dhe nuk do të sillte asgjë të mirë për vendin” tha kryetari i PD, Lulzim Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 11/06/2019 22:51

    O Lul nuk je i llafit kshu the dhe per LSI nuk ka kualicion po shif ku e ke tani kshu qe mos te te flasi goja para mendjes se pastaj do ti humbesh edhe ato 200 dele qe vazhdojne akoma te te ndjekin

    Përgjigju
  • Azem: 11/06/2019 21:40

    Kane rene ne usta keta ahaha nuk ben mbrapa i gjati me bathoren do vemi ne europe o lul ne rrethe te kemi pare sa tifoz mbledh edhe i gjati e ka bere hallall te largohet por me rregulla sepse duam nuk duam shtepia me tjgulla ka rregulla , Qe keni vjedhur vota qe keni rrjepur kete popull qe hashashi nuk ka munguar as kur keni qene ju edhe tani me keta por ne nuk na bejne pershtypje jemi ngopur .Por ta nderoni presidentin hajdeni ne zgjedhje se luften nuk e do i pasuri por mos ja beni kete fukarase se sa fitusn ne 97 te tretin me te gjatin do marrin edhe sot . Naten

    Përgjigju
  • O derman: 11/06/2019 19:03

    Ja dolem ti ndalojm zgjedhjet, thot ky kopuku...po ke Ilir trimin ti qe ben cfar thote Saliu normale qe del e fryesh ti tani.. Po c'è do se e keni keq me me kete djalin e Anetes se doli kock e fort,sben mbas ai.. do ua gjej anen dal-ngadal sa tu fusi te vendi te terve..

    Përgjigju
  • Fredi: 11/06/2019 18:59

    Keto jave vertet jane percaktuese per 20-30 vitet e ardhshme. Do behemi shtet me rregulla dhe vrasesit si ti do paguajne perpara nje drejtesie te re....apo Shqiperia 30 vitet e ardhshme do ti kete si 30 vitet e shkuara. Jo vrases! Ti neser mund te largohesh ne Hollande,por une kam vendosur te jetoj e te vdes ne kete vend. Prandaj nuk te lejojme te na marresh peng.

    Përgjigju
    • ERP: 11/06/2019 21:11

      Ky plehre te shkoje njehere burg, t’i konfiskohen ca pasuri te vena padrejtesisht e pastaj te pirdhet ku te doje, edhe prapa diellit

    • Arbëri: 11/06/2019 19:13

      Të lumt, Fredi !

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën