Skadimi i afateve lë në fletët 
 e votimit të inkriminuarit

Skadimi i afateve lë në fletët <br /> e votimit të inkriminuarit
TIRANE - Skaneri në të cilën Prokuroria po kalon të gjithë kandidatët e paraqitur nga partitë politike për zgjedhjet e 21 qershorit, është i vonuar në kohë dhe duhet të kryhet brenda afateve ligjore. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Genc Gjonçaj në një prononcim për “Shqiptarja.com” ka sqaruar faktin se nëse afatet ligjore të vendosura në Kod pas regjistrimit të kandidatëve në KQZ dhe KZAZ do të përfundojnë, atëherë asgjë nuk mund t’i heq emrat e tyre nga fletët e votimi. “Të gjithë ata kandidatët të cilët janë regjistruar në KQZ apo KZAZ dhe për të cilët kanë kaluar të gjitha afatet e ankimimit dhe konsiderohen zyrtarisht të regjistruar, atëherë edhe fletët e votimit në të cilat ata figurojnë për asnjë lloj arsye nuk mund të ndryshohen. Ky është parimi i Kodit”, deklaron Gjonçaj.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Socialiste në KQZ, sqaron se e njëjta gjë vlen edhe në rast se një kandidat është në process gjyëqësor dhe ndaj tij merret një vendim i formës së prerë për ta dënuar. Duke zgjedhur si rastin më tipik atë të kandidatit të PD-së për Bashkinë e Kamzës, Xhelal Mziu, i cili vijon të jetë pjesë e një procesi gjyqësor, Gjonçaj sqaron se edhe nëse Mziu do të dënohet me vendim të formës së prerë pak ditë para 21 qershorit. “Nëse kandidati është pjesë e fletës së votimit dhe janë përmbushur afatet ligjore, pavarësisht vendimit të gjykatës që mund të jetë i formës së prerë ai do të vijoj të jetë pjesë e fletës së votimit, pavarësisht se jo pjesë e garës. Ndërkohë e njëjta gjë ndodh edhe për të gjithë ata kandidatë të cilët zbulohen të kenë rekorde kriminale apo edhe në raste ekstreme nëse ndërrojnë jetë”, shprehet Gjonçaj.

Kodi
Në nenin 73 të Kodit Zgjedhor në pikën 1 të tij thuhet “KQZ-ja ose, sipas rastit, KZAZ-ja verifikon rregullsinë e dokumentacionit të kandidimit dhe nëse vëren parregullsi apo mospërmbushje të kërkesave të këtij Kodi, ia kthen ato subjekteve zgjedhore për korrigjim jo më vonë se 45 ditë përpara datës së zgjedhjeve”. Ndërkohë që në pikën 4 të këtij nene thueht “Emrat në listat shumemërore dhe renditja e tyre nuk mund të ndryshohen  pas miratimit përfundimtar nga ana e KQZ-së ose, sipas rastit, KZAZ-së”, çka i lë në fletët e votimit edhe kandidatët që mund të përjashtohen nga gara.

Mazhoranca
Pavarësisht se prokuroria me urdhër të kryeprokurorit Adriatik Llala ka nisur një verifikim të plotë për të gjithë kandidatët e propozuar nga partitë Politike, PS i është drejtuar me një kerkesë të veçantë organit të akuzës. Nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nëpërmjet Kuvendit i ka dërguar një listë me 57 emra kandidatësh për të cilat PS kërkon hetim nga Prokuroria nëse kanë rekorde kriminale apo jo. Në listën e dërguar nga PS bëjnë janë të përfshirë thuajse të gjithë kandidatët e propozuar nga PD në këto zgjedhje vendore, për të cilët PS ka kërkuar hetim. Aktualisht prokuroria ka përfunduar hetimin për disa bashki të vogla, ndërkohë që kandidatët për bashkitë e mëdha do të kërkojnë më shumë kohë, por gjithsesi pritet të mbarojnë brenda datës 21 maj, afatit përfundimtar të vendosur nga kryeprokurori Adriatik Llalla.


Shkrimi u publikua sot (15.05.2015) në Shqiptarja.com versioni print
 
Redaksia Online
(k.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘A po vendosni kontroll mbi KLSH-në’, Çuçi: Modeli që po ndjekim është dhe në vende të tjera, në proces janë përfshirë dhe ndërkombëtarët

‘A po vendosni kontroll mbi KLSH-në’, Çuçi: Modeli që po ndjekim është dhe në vende të tjera, në proces janë përfshirë dhe ndërkombëtarët