Skadon afati për ngritjen e
KQZ,PD e PS nuk sjellin emrat

Skadon afati për ngritjen e <br />KQZ,PD e PS nuk sjellin emrat
TIRANE-  Ngritja e Komisionit të ri Qendror të Zgjedhjeve ka dështuar brenda afateve që kuvendi kishte vendosur me ligj. Data 15 shtator duhet të gjente të miratuar kandidaturat e partive politike për anëtarë të KQZ, pasi neni përkatës i Kodit Zgjedhor përcakton se 30 ditë nga shpallja e këtij ligji, Kuvendi zgjedh anëtarët e KQZ.

Burimet nga PS thonë se edhe pse emrat janë përcaktuar ata nuk kanë marrë ende një vendim politik për shkak të mungesës së kryetarit Rama që ndodhet në Bruksel. Por PS nuk i bën publik këto emra për shkak të problemeve që mund të krijohen nga gara e kritereve. Nga ana e saj dhe PD nuk ka përcaktuar ende kandidaturat për anëtarë të KQZ por as dhe kryetarin.

Në Komisionin e Ligjeve janë mbi 15 persona që kanë depozituar aplikimet e tyre për postin e kryetarit, por dhe aty ende nuk ka një diskutim rreth tyre. Ekspertët kanë përcaktuar dy variante për zgjedhjen e kreut të KQZ-së. Varianti i parë që komisioni i Ligjeve të zgjedhë me konsesus dy kandidatë që do t’i çohen seancës ku do të votohet njëri prej tyre dhe një tjetër variant është ai që secili nga deputetët e Komisionit të Ligjeve përzgjedh katër emra.

Burimet thone se disa nga emrat që kanë aplikuar për postin e kreut të KQZ-së janë Drejtori i kabinetit të kryeministrit Oerd Bylykbashi, kandidati për anëtar të Gjykatës Kushtetuese Artan Hoxha, ish kreu i KQZ Ilirjan Celibashi dhe anëtari aktual i KQZ-së Klement Zguri etj.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë

Sarandë, 28-vjeçari dëmtohet nga helika e skafit, Policia Kufitare i jep ndihmën e parë