Një ditë pas kapjes së një skafi me 2 ton drogë në afërsi të Korfuzit, në Greqi, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se mjeti lundrues nuk është nisur nga Shqipëria.
Operacioni “Frontex” u zhvillua nga policitë e Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë.
Ditën e djeshme u kap një skaf me rreth 2 tonë kanabis në brigjet greke, ndërsa sot thuhet se është idenfitikuar njëri prej skafistëve.
Mjeti lundrues është kapur rreth 110 milje larg brigjeve shqiptare.
Policia bën të ditur se dyshohet që skafi të mos jetë nisur nga Shqipëria, por nga ndonjë vend tjetër.
Po sipas policisë, njëri nga skafistët e identifikuar mësohet se ka dalë nga vendi ynë më 30 janar të këtij viti për në Greqi.
"Nisur nga koordinatat ku eshte identifikuar mjeti, distanca nga brigjet tona dhe dyshimeve te bazuara ne prova, nuk është arritur në përfundimin që mjeti është nisur nga Shqiperia", thuhet në njoftimin e policisë.
Deklarata e Policisë së Shtetit:
Info shtese per operacionin nderkombetar mes tre policive, shqiptare, greke dhe italiane si dhe Frontex
Deri ne keto momente jane grumbulluar dhe peshuar rreth 1991 kg lende narkotike.
Si dhe eshte identifikuar njeri prej skafisteve
Vendi ku eshte identifikuar Skafi eshte rreth 110 milje larg brigjeve shqiptare ne jug te ishullit te Korfuzit.
Deri ne keto momente nga hetimet dhe verifikimet e kryera nga policia shqiptare, greke dhe italiane nuk rezulton qe skafi te jete nisur nga Shqiperia.
Njeri nga skafistet e identifikuar ka dale nga Shqiperia me 30.1.2017 nga PKk Kakavije.
Dyshohet se Skafi mund te kete pike nisjeje edhe jashte brigjeve shqiptare.
Nga analizimi i provave te sekuestruara rezulton se menyra e amballazhimit te thaseve, nuk eshte si amballazhimi qe behet ne Shqiperi.
Gjithashtu lenda narkotike e nisur nga Shqiperia, dhe qe eshte sekuestruar nga policia italiane dhe ajo greke, ne te gjitha rastet ka pasur shenja dalluese per ata qe do ta prisnin ne mbritje.
Nisur nga koordinatat ku eshte identifikuar mjeti, distanca nga brigjet tona dhe dyshimeve te bazuara ne prova, nuk eshte arritur ne perfundimin qe mjeti eshte nisur nga Shqiperia.
Me hyrjen ne ujerat tona territoriale, pas ndjekjes se avionit Frontex, GdF dhe Rojes Bregdetare greke(te cilet jane njoftuar nga pala shqiptare), hyne ne veprim dhe forcat tona duke shtuar numrin e pjesmarresve ne operacion ne det dhe toke.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com