“S’kam mbledh asnjë lek sot, jam zero!”, publikohen përgjimet mes drejtorit dhe bashkëpunëtorëve në korrupsion te varrezat e Tufinës

“S’kam mbledh asnjë lek sot, jam zero!”, publikohen përgjimet mes drejtorit dhe bashkëpunëtorëve në korrupsion te varrezat e Tufinës

Varrezat e Tufinës

Prokuroria ka siguruar përgjime nga bisedat mes drejtorit të varrezave të Tufinës, Eljodor Ndini dhe personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me të.

Punonjësi i Sektorit të Varrezave Tufinë, Gazment Daja kërkon lekët nga A. M. për t’ia dhënë drejtorit. Provat e siguruara për Ndinin janë bisedat që ka bërë në whattsap me shtetasin Albani Tufinë, i cili është vënë në dijeni për një gropë varri të hapur nga inxhinieri dhe ka marrë lekë për këtë gropë varri.

Biseda tjetër është kur personi me emrin Alban, i identifikuar si Alban Ajazi roje në varrezat e Tufinës i tregon një varr i cili i ka kaluar bordurat kryesore dhe drejtori Eljodor Ndini thotë “E ka bo jashtë përmasave, e mbyte”.

Në një sekuencë tjetër vërehet një episod ku i thotë “Bëja normale dhe mos ia premto kot”.

Në mesazhe të tjera thotë "A do i ndërrojmë makinat se sa më erdhën lekët”.

Në një sekuencë tjetër vërehet një episod ku drejtori i thotë “Nga humbe sot që mu deshe mua”.

- Ku je me

- Ke  Zyrat

- Ho me cer tha qorri

- Thot shefi a na nimo me 700 €!

- Ho me, Erdhi varrim

- O jet, Ku do e fusim sot,

- Kush e ka Herri, Edhe thuj 5, Jo me bo si ku**at mrapa

- Po ska mo vene

- Ka se kam un

- Ku Aty ke 162 Ok, Hajde lart, Aty je per komfirmim

- Me thuj po jo Se jam me ledin ketu,

- Ok Se fola Shife se jan te erit ato, mos te llapin nai gjo!

- Hajde Ku je!

- Me bo i 700 po pate mundesi Edhe regullona me ato”.

Një provë tjetër është biseda me personin  J. C. Akshi, ku drejtori Eljodor Ndini i dërgon një foto të legalizimit të personit Flamur Qefalia dhe më pas i thotë “shumë faleminderit ta kam borxh”.

Po ashtu bën bisedë duke i kërkuar se ka një mikun tij që ka aplikuar për kredi dhe i jep bashkia kredi të butë duke i thënë “shiko mos bësh ndonjë gjë”.

Po ashtu i thotë “kam dhe nusen për të marrë kredi por do takoj A. S. se ajo është e para e kësaj pune”.

Biseda tjetër ndodh me personin emrin emrin Milla, ku i dërgon një dokument legalizimi dhe i thotë “ma shiko”, ai i thotë “ok”.

Sipas dosjes, Endrin Milla është punonjës privat dhe ka biseda  me drejtorin Eljodor Ndini të cilat kanë lidhje me legalizimin e shtetasit Flamur Oefaliaku i thotë të jap gjashtë milionë kur ta përfundosh.

Po ashtu Ndini i dërgon një numër parcele, një gropë të hapur dhe më pas i thotë Millës  “më ke bërë dëm me atë gropën , më kanë bërë shumë pis”.

“Hë se flas unë me Albanin”, thotë Milli. Më pas i thotë “hë mos mi lër mbas dore , edhe 6 të jap unë”.

Sipas dosjes, ai është pyetur se për çfarë e ka përmendur shifrën gjashtë. Shtetasi Endri Miilli i ka thënë që do t’i jepte 6 milionë për legalizimin që do bënte.

Në një bisedë tjetër Endri Milla I thotë “o  500 mijë o u dh*e puna”

Ai ka bërë një bisedë tjetër ku Endri Milla i thotë “merri lekët, 100 thuaj t’i thotë”.

Në bisedën tjetër i dërgon fotot e banesës që është për legalizim të shtetasit Flamur Qefalija.

Në bisedë tjetër drejtori i arrestuar  i dërgon fotot e aplikimit dhe të gjitha veprimet që ka bërë për legalizimin dhe Milla i thotë “doje gje?”, ndërsa Eljodor i thotë “të lija nja 60 ti kesh“, ndërsa Milla i thotë “të lej gjë tek Saja. Po ashtu më thuaj se e rregullojmë dhe nesër mledhim nai lek mbase si e diel”.

Më pas Mhilla i dërgon foto të koaludimit të shtetasit Flamur Qefalija dhe i thotë për kontroll teknik në Tiranë 2, “Çne ka ardhe aj inxhinjerja këtej sot me syze?”.

Eljodori i thotë “Zhani”.

Në bisedën tjetër i thotë Mhilla “më sill 500 mijë se më duhen, se jam ngushtë, Nuk kam mbledh asnjë lek sot jam zero”.

Eljodor Ndini i thotë “E la pra nesër, do vi te zyra, u merz se edhe gjasme mi kërkove, I thash që më ke bo i varr E stë kam dhën akoma lekët”.

Mhilla i thotë “Më sill 500 sot të tjerat nesër, Më gjej sot 500”.

Në një bisedë tjeter Eljodori i thotë Millës “jam me Latifin, i ke thënë, mbarova i dhashë kafen, me mirë se të bëjë fjalë dhe ti u fusje në siklet, gjete sebeb me u kap”.

Latif Shehu rezulton të jetë me detyrë Teknik Sektori në varrezat e Tufinës pranë Agjencisë së Shërbimeve Funerale të Bashkisë Tiranë.

Marrë nga TCH


Lajmi kryesor:

Korrupsioni me varret në Tufinë, gjykata lë në burg drejtorin dhe 3 të tjerë, 3 në 'arrest shtëpie'! Detaji nga dosja, e moshuara dha 50 mijë lekë kursime për 2 varre të zëna


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?