Futbolli tunizian është tronditur nga një skandal i rëndë, pasi të paktën tetë lojtarë të përfaqësueses kanë rezultuar pozitivë me clenbuterol në testet antidoping të kryera gjatë Kupës së Botës 2026.
Përfaqësuesja e Tunizisë e mbylli aventurën në Botëror në fazën e grupeve, duke humbur të treja ndeshjet e zhvilluara. Situata u përkeqësua edhe më tej, pasi trajneri Sabri Lamouchi mori drejtimin e skuadrës pas ndeshjes së parë, ndërsa atmosfera brenda ekipit mbeti e tensionuar gjatë gjithë turneut.
Sipas raportimit të Daily Mail, rezultatet pozitive mund të sjellin pasoja të rënda dhe sanksione të mundshme për futbollistët e përfshirë.
Megjithatë, Federata Tuniziane e Futbollit ka reaguar menjëherë, duke bashkëpunuar me Agjencinë Botërore Antidoping (WADA) dhe duke paraqitur shpjegimet e saj në kuadër të hetimit që po zhvillohet.
Sipas federatës, testet pozitive lidhen me një incident helmimi ushqimor gjatë grumbullimit të ekipit në Meksikë, ku futbollistët dyshohet se konsumuan mish të kontaminuar, i cili mund të ketë përmbajtur clenbuterol.
Tashmë pritet përfundimi i hetimeve nga autoritetet antidoping për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për kontaminim aksidental apo për shkelje të rregullave antidoping.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente







